E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, në pritje të këstit tjetër

Greqia është në pritje të këstit tjetër pas deklaratave të përfaqësueve të Komisionit Europian se ky shtet ka bërë “përparim të mirë”, pasi ka kontrolluar shpenzimet, kusht ky për marrjen e një pakete ndihme.
 

Deklarata është publikuar pas konferencës telefonike ndërmjet ministrit grek të Financave, Evangelos Venizelos, zyrtarëve të Bashkimit Evropian, si dhe të Bankës Qendrore Evropiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
 

Nëse nuk do të marrë fondin prej 8 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja, zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se Greqia do të dështojë në likuidimin e borxhit, gjë që do të shkaktonte goditje të madhe për Eurozonën dhe për ekonominë botërore në përgjithësi.

Në këmbim të fondeve, huadhënësit ndërkombëtarë kanë thënë se Greqia duhet të zbatojë masa të ashpra kursimi, përfshirë shkurtimin e shpenzimeve qeveritare dhe privatizimin e pasurisë shtetërore.

FMN-ja ka paralajmëruar se ekonomia globale ka hyrë në atë që quhet “fazë e rrezikshme” për shkak të krizës së borxhit në Eurozonë dhe pozitës së brishtë ekonomike të Shteteve të Bashkuara.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›