E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, vritet punonjësja e konsullatës amerikane


Një punonjëse amerikane e konsullatës amerikane është ekzekutuar me armë zjarri, në Cudad Juarez, një zonë e cila gjendet ndërmjet kufirit ndërmjet Meksikës dhe Shtetetve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq nga të shtënat e regjistruara nga më shumë se një vrasës, kanë humbur jetën edhe bashkëshorti i gruas , edhe ai shtetas amerikan, si dhe një një tjetër punonjës i konsullatës, por me origjinë meksikane. Presidenti amerikan Barak Obama , citohet të ketë thënë se është thellësisht i hidhëruar dhe skandalizuar nga një lajm kaq brutual. Lajmi është konfrimuar nga një zëdhënës i administratës Obama. Vitin e kaluar në Ciudad Juarez janë varë 2600 persona si pasojë e luftës dhe rivalitetit të ashpër ndërmjet trafikantëve të drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›