NBA: James vazhdon të udhëheqë Cavaliers
LeBron James ka shënuar 30 pikë për të ndihmuar Cleveland Cavaliers të shënojnë fitore 104-93 ndaj rivalit të Konferencës Lindore, Boston Celtics.
Në ndeshjen e dytë pasi u rikthye nga dëmtimi, James shpërtheu në pjesën e dytë të takimit duke shënuar 24 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me tetë kërcime dhe shtatë asistime.
Ray Allen shënoi 20 pikë ndërsa Paul Pierce dhe Kevin Garnett që të dy shënuan nga 18 për Celtics, të cilët humbën ndaj Cleveland për të dytën herë radhazi. Fitorja ishte e 52-ta e sezonit për liderin e NBA-së, Cleveland Cavaliers (15 humbje), ndërsa Boston pësoi humbjen e 24-të të sezonit (41 fitore).