E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet rajonale në Rusi, partia e Putinit humb nje pjesë të elektoratit

Një skenar i paparashikuar është zhvilluar gjatë zgjedhjeve rajonale në Rusi ku partia e putinit ka fituar sigurisht, por pa mbashtetjen e 4 viteve me parë. Në zgjedhjet rajonale partia qeveritare "Rusia e Bashkuar" ka humbur rreth një të pestën e votave Sipas rezultatve të para edhe pse prin në të gjitha rajonet zgjedhore partia e kryeministrit Vladimir Putin, ka humbur një pjesë të madhe të elektoratit.

Po ashtu edhe në zgjedhjet për kryetar të bashkive partia qeveritare ka pësuar goditje. Në Irkutskin siberian për shembull ku rregullisht ka pasur protesta kundër qeverisë kandidati i Partisë Komuniste ka fituar dyfishin e votave të konkurrentit nga "Rusia e Bashkuar".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›