E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, zbulohen 500 raste të reja me H1N1

Meksiko- Meksika zbuloi 500 raste të reja me gripin e derrave, shifër kjo që e çon bilancin në 7 624 të sëmurë, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë. Numri i të vdekurve nga virusi A(H1N1) mbetet i pandryshuar me 113 viktima për vendet latino-amerikane, konsideruar si epiqendra botërore e epidemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Hose Angel Cordova nënvizoi javën e kaluar se ''autoritetet nuk mund ta hiqnin gjendjen e larmit, siç ishte parashikuar më parë, për shkak të kalimit në pandemi, dekretuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)''

Cordova kishte parashikuar një ''përhapje të ardhshme'' të sëmundjes në Meksikë duke nisur nga muaji nëntor dhe nënvizoi se vaksina do të ishte e gatshme vetëm në muajin dhjetor.

Gripi i derrave ka prekur 39 620 persona në 89 vende dhe territore duke shkaktuar 167 të vdekur, sipas bilancit të fundit të OBSH-së, publikuar dje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›