E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pelosi mbështet planin e shëndetit publik

Uashington- Kryetarja e Dhomës amerikane të Përfaqësuesve, Nancy Pelosi deklaroi dje se reforma e kujdesit shëndetësor, e paraqitur nga administrata e Barack Obamës, do të jetë pjesë e legjislacionit të Dhomës së Përfaqësuesve. ‘Unë kam besim se ne do të kemi një opsion publik që do të dalë nga Dhoma e Përfaqësuesve që do të jetë i saktë, administrativisht i pavarur dhe që nuk eliminon konkurrencën’, deklaroi Pelosi në një konferencë për shtyp.

Ajo tha se plani nuk parashikion të marrë fonde të vazhdueshme të qeverisë. Reforma e kujdesit shëndetësor është prioritet legjislativ për Obamën. Shpenzimet për kujdesin shëndetësor në SHBA zënë gati 16 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, gati dy herë më shumë se vendet e zhvilluara.

Shpenzimet janë duke u rritur shumë më shpejt se rritja e inflacionit, por 46 milionë persona janë të pasiguruar dhe kanë pak përkujdesje shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›