Berisha: Të nisë një erë e re marrëdhëniesh me serbët
Në konferencën me ambasadorët shqiptarë nëpër botë që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Berisha komentoi edhe opinionin e dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Vendimi i Gjykatës së Hagës është vendim historik, sepse e drejta ndërkombëtare i dha fund jo vetëm një pretendimi absurd te Beogradit, por edhe një padrejtësie të madhe, që iu ishte bërë shqiptarëve në fillim të shekullit të kaluar", theksoi Berisha.
11:04 / Tiranë – Kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se vendi i disponon të gjitha mundësitë për të kapërcyer situatën politike në të cilën ndodhet.
Deklarata e kryeministrit Berisha vjen nga konferenca e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, që po zhvillohet në Tiranë. Kryeministri shqiptar shprehet se dialogu dhe bashkëpunimi me opozitën do të rikthehet, madje edhe me kreun e saj.
Në këtë takim të rëndësishëm, kreu i Qeverisë, ashtu si kryediplomati Ilir Meta, shprehet se integirmi evropian është sfida kryesore e Shqipërisë, pasi në vetvete është një proces kompleks.
Kryeministri Sali Berisha thekson se Shqipëria ka shënuar progres në rrafshin politik dhe reformat po ecin me ritme të shpejta.