E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, zjarr para kanalit televiziv

Persona të armatosur kanë hapur zjarr dhe hedhur granata në ambjentet e jashtme të një kanali televiziv lajmesh në Meksikë, gjatë transmetimeve të mbrëmjes dhe iu kanë lënë një mesazh kërcënimi gazetarëve që raportojnë dhunën e ushtruar nga kartelet e drogës. Personat e armatosur hodhën granata në studiot e transmetuesit më të madh në qytetin verior Monterei të quajtur "Grupo Televisa". Nga sulmi, që besohet të jetë i pari kundër një televizioni në Meksikë, por jo i pari ndaj mediave, nuk ka pasur të lënduar. "Ndaloni së raportuari vetëm neve. Raportoni liderët politikanë narkotrafikantë", shkruhej në mesazhin kërcënues të lënë nga njerëzit e armatosur, të cilët i referoheshin qeverisë së vendit. Meksika po përballet me dhunën që ushtrohet mes grupeve të drogës që kanë shkaktuar vdekjen e rreth 5 700 personave vitin e kaluar. Sulmet mbi median kanë filluar që kur Presidenti Felipe Kalderon nisi fushatën e tij ushtarake kundër karteleve të drogës në fund të vitit 2006. Që nga 2006-a, 15 gazetarë janë vrarë në Meksikë, dukë e bërë këtë të fundit vendin më të rrezikshmë në botë për mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›