"The Economist": Maqedonia pas 2020 në Bashkimin Evropian
Gjasat e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian janë shumë larg optimizmit që shprehet nga qeveria e këtij vendi.
Revista prestigjioze " The Economist" ka bërë të ditur se Maqedonia pas vitit 2020 do të jetë vend anëtar i BE-së.
"Përveç Kroacisë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilëve edhe Maqedonia është vështirë që deri në vitin 2020 të jenë anëtare të BE-së", shkruan revista londineze.
Në shkrimin analitik "Nga Vardari deri në Triglav" tërhiqet vërejtja që Bashkimi Evropian të mos e shtyjë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor , sepse në të kundërtën do të rrezikohet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. "BE duhet të nxisë dhe të përdorë të gjitha mjetet dhe mekanizmat për të realizuar planin e zgjerimit", shkruan " The Economist". Për sa i përket Maqedonisë, ashtu siç quhet FYROM, në revistë theksohet se ky vend ballafaqohet me kontestin e emrit me Greqinë, ku po frenohet fillimi i negociatave për anëtarësim. Revista britanike pasqyron edhe shkaqet që vendet e tjera të rajonit të mos bëhen pjesë e BE-së për një periudhë të largët.