E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë,vriten tre ushtarë dhe një civil

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se tre ushtarë dhe një civil janë gjetur të vrarë të martën në një zonë rreth 25 km në lindje të resortës karibiane të Kankunit. Burime zyrtare thanë se tre personat, gjenerali i brigadës Mauro Enrique Tello Quiñones i tërhequr në janar të këtij viti, leitnant Cesar Roman Zuñiga dhe shoqëruesi i tyre Juan Ramirez, janë zënë në befasi gjatë kohës që po udhëtonin në afërsi të një autostrade. Më pas ata janë torturuar dhe qëlluar me armë të kalibrit të lartë . Trupat e tyre jane gjetur rreth orës tre sipas orës lokale dhe një orë më vonë më pas është bërë njoftimi në polici nëpërmjet nje telefonate anonime. Autoritetet e zonës shprehen keqardhjen e tyre te thellë dhe ngushelluan familjarët e viktimave. Ata thanë se po punohet intensivisht për të gjetur autorët e kësaj ngjarjeje makabër. Përshkallëzimi i ashpër i konfliktit ndërmjet kartelëve të drogës dhe policisë, ka provokuar më shumë se 5700 viktima vitin e kaluar, pavarësisht dislokimit të një numri të madh forcash ushtarake në Meksikë. Presidenti Felipe Kalderon gjithashtu po bashkëpunon me forcat amerikane për të minimizuar këtë fenomen që u ka marrë jetën njerëzve. Meksika është goditur ashpër nga konkurenca e ashpër e grupeve të drogës. Jo pak herë janë gjetur trupa te masakruar, me kokë e gjymtyrë të prerë, dhe në disa raste pranë tyre janë lënë edhe mesazhe paralajmëruese. Kankuni është një nga zonat turistike me plazhe te shumta dhe për këtë arsye tërheq shume turistë nga Amerika dhe vendet e Europës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›