E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Engel: SHBA bashkëpunim me Shqipërinë

Gjate vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuader të punimeve të forumit "Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve" që mbahet në Uashington kryeministri Berisha është takuar me anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve ne Kongresin amerikan, Eliot Engel, një personalitet që interesohet mjaft për çështjet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Engel e siguroi kryeministrin Berisha se administrata e Presidentit Obama do të ndjekë të njëjtën politikë bashkëpunimi me Shqipërinë. Ndërkaq, kryeministri Berisha bëri një prezantim të reformave të qeverisë së tij për integrimin e vendit. Berisha gjithashtu u prit në një darkë zyrtare me senatore dhe kongresmene amerikane, të cilët vleresuan punën dhe reformat e qeverisë Berisha, si dhe besimin për suksese të mëtejshme. Ata garantuan për një bashkëpunim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, si dhe domosdoshmërinë e thellimit të ketyre marredhenieve .Vizita kryeministrit Berisha përfshin edhe takime me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Hilari Klinton, me ish kandidatin republikan për president Xhon Mekein, me organizatat shqiptaro-amerikane, me delegacionin e Kosovës dhe me përfaqësuesit diplomatikë të Prishtinës në Uashington.
Forumi "Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve" mbahet çdo vit në muajin shkurt dhe grumbullon udhëheqës nga e gjithë bota si një rast për t'u njohur dhe për të vendosur marrëdhënie mes tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›