E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Qafë Kërrabë, plagosen tre shtetas

Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në Qafë Kërrabë. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur Kthesa e Kërrabës. Në makinë kanë qenë dy agjendë të antidrogës së Tiranës. Policia e ambulancat kanë mbërritur ne vendngjarje dhe kane bere te mundur transportimin e shpejte të të lënduarve.Aksidenti ka ndodhur pas kilometrit te 29-te ne zonën e Elbasanit, ku mjeti i agjenteve te antidrogës është përplasur me një tjetër mjet. Nga aksidenti u bllokua rruga për më shumë se 30 minuta. Forcat e xhenios e kane patur të vështire nxjerrjen e te plagosurve nga mjeti. Akoma nuk dihen emrat e tyre, teksa po policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›