Michael Douglas mund të humb zërin?

Los Angeles, 18 gusht - Michael Douglas mund të humb zërin gjatë betejës me kancerin në fyt. Edhe pse mjekët presin shërimin e tij të plotë, kanë paralajmëruar se ndoshta nuk do të arrin të aktrojë më kurrë pas përfundimit të seancave të rrezatimit dhe kimioterapisë. Aktori 65-vjeçar do të shërohet në New York, ndërsa trajtimin mund ta fillojë këtë javë. Shërimi do të jetë agresiv për të shmangur operimin e fytit.
“Kur pacienti t’i nënshtrohet rrezatimeve dhe kimioterapisë, kjo zakonisht tregon se sëmundja është në një fazë të avancuar. Megjithatë, 60 – 70 % e pacientëve, madje edhe në këtë fazë, mbijetojnë”, ka thënë dr. Lawrence Ten nga Departamenti i onkologjisë të “Beth Israel Comprehensive Cancer Center”. Doktori shtoi se gjëja pozitive në gjithë këtë është se në shumicën e rasteve, kanceri i fytit lokalizohet e nuk mund të përhapet poshtë klavikulës, transmetojnë mediet amerikane.
Në rast se rrezatimi dhe kimioterapia nuk ndihmojnë aktorin, duhet të operohet, pas së cilit mund të ndryshojë zërin apo të mbetet pa të.