Afganistan, talebanët rrëmbejnë 50 policë vendas

Rebelët talebanë kanë rrëmbyer të paktën 50 policë në verilindje të Afganistanit.
Lajmi është bërë i ditur nga një deklaratë e talebanëve, por është konfirmuar dhe nga zyrtarët afganë.
Sipas zyrtarëve afganë policët kanë qenë në detyrë, por të pa armatosur.
Në deklaratë talebanët thanë se kanë kapur 50 policë vendas në Kapa Dara, në provincën e Kunarit.