E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria siriane pozicionohet në qytetin Latakia

Njësitë e ushtrisë siriane janë pozicionuar në gjithë qytetin e Latakias, një ditë pas protestave antiqeveritare që rezultuan me vdekjen e dy personave.

Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr kur protestuesit kanë sulmur selinë e partisë Bath, por autoritetet akuzojnë grupet e armatosura për sulme ndaj demonstruesve.

Damasku ka liruar sot edhe aktivisten Diana Javabra. Arrestimi i saj u ka dhënë edhe më shumë hov protestave në qytetin Dara.

Protestuesit bëjnë thirrje për largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad, familja e të cilit sundon Sirinë që 40 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›