Jemen, Al Kaeda vret 6 ushtarë dhe plagos 4 të tjerë

Militantë të Al Kaedas në Jemen kanë vrarë 6 ushtarë dhe kanë plagosur të paktën 4 të tjerë.
Lajmin e njoftuan zyrtarët jemenas, të cilët thanë se sulmi u krye nga militantë të armatosur paraditen e sotme në krahinën qendrore të Maribit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera Perëndimore kanë shprehur shqetësimin se trazirat në Jemen mund të krijojnë hapësira për militantët e Al Kaedas.
Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh është prej një kohe të gjatë aleat i SHBA-së në luftën kundra terrorizmit.
Por ai po përballet me protesta masive popullore që kërkojnë largimin e tij nga pushteti.