E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba: Ndeshja ndaj Villas shumë e rëndësishme


Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ndeshja përballë Aston Villas është një ndeshje shumë e rëndësishme për titullin.

Shpresat e Chelseat për titull janë ringjallur pas fitores bindëse ndaj Portsmouth dhe Drogba porosit bashkë-lojtarët të fokusohen më shumë në takimin ndaj Villas se sa në atë që vjen më pas, ndaj Manchester United.

"Aston Villa është një ndeshje shumë, shumë e madhe për ne. Ne duhet ta harrojmë Portsmouthin dhe të mendojmë për Aston Villan. Duhet të rikuperohemi shpejt dhe të sigurohemi se jemi të gatshëm për këtë ndeshje".

"është e rëndësishme për ne ta ruajmë distancën (prej një pike) dhe të udhëtojmë në Old Trafford me shumë vetëbesim dhe të pritni diçka mirë nga ekipi atje", ka thënë Drogba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›