E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, sportelet me orar të zgjatur

Zyrat e Kompanise "Aleat" do te sherbejne gjate gjithe diteve te javes dhe do te punojne me orar te zgjatur per tu shërbyer qytetareve per pasijen me pasaporten biometrike. Ministra e Brendshme, njofton se "Aleat" iu përgjigj pozitivisht kerkese per zgjatjen e orareve te shërbimit.

"Me kërkesë të Ministrisë së Brendshme, kompania konçensionare”Aleat” do të shtojë orarin dhe ditët e shërbimit për aplikimin e qytetarëve për pasaporta biometrike. Zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike në të gjithë vendin do të shërbejnë për qytetarët gjatë ditëve të javës nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të mbrëmjes. Këto zyra do të jenë të hapura në shërbim të qytetarëve edhe ditën e shtunë e të dielë, 27 dhe 28 Mars, e po kështu në datat 3 dhe 4 Prill. Me të njëjtin orar do të shërbejnë edhe zyrat e shpërndarjes së pasaportave biometrike pranë komisariateve dhe drejtorive të policisë në qarqe", bëri të ditur Fatmir konja, zedhenes i MB.

Zgjatja e shërbimit per aplikimin per pasaporten, vjen kur vendin po vizitohet nga monitoruesit nderkombetare per përmbushjen e kushteve te liberalizimit te vizave. Dokumentat biometrike te identifikimit,pasaporat dhe karta e identitetit,jane nje nga kushtet kryesore per liberalizmin e vizave me vendet e BE.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›