E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia zgjodhi BE-ne

Rizgjedhja e liberalit properendimor, Boris Tadic, ne postin e Presidentit, pritet te zbute shqetesimet e investitoreve per stabilitetin e vendit ne prag te deklarimit te shpejte te pavaresise nga Kosova. Kete vleresojne analistet nderkombetare, nje dite pasi u konfirmua fitorja e Presidentit aktual per postin me te larte shteteror ne Serbi. Kryetaret e shteteve me te medha ne Evrope dhe Departamenti i Shtetit ne SHBA, pershendeten fitoren e Tadic, duke i siguruar atij bashkepunim ne te mire te Serbise.
Sakaq, shtypi serb dje, vleresonte fitoren e kryetarit aktual te shtetit si zgjedhje e qytetareve te ketij vendi per rrugen drejt Evropes. "Serbia evropiane fitoi" ishte titulli i te perditshmes "Danas". "Serbia zgjodhi rrugen drejt Evropes", komentoi "Blic", duke nenvizuar se "me rizgjedhjen e Boris Tadic si President, Serbia zgjodhi rrugen evropiane, duke vene ne diskutim koalicionin qeveritar, pas refuzimit te Kryeministrit nacionalist per te mbeshtetur kandidatin pro-evropian". Ne vijim, "Blic" vleresonte se elementet qe do te vendosin per te ardhmen e qeverise serbe do te jene, "shpallja e mundshme e pavaresise se Kosoves dhe qendrimi i Koshtunices lidhur me afrimin me BE-ne".
Fitorja e Tadic, i cili "u ndesh i vetem kunder te gjitheve", tregon se "Partia Demokrate e Serbise (DSS) e Kryeministrit nuk eshte e pazevendesueshme", nenvizoi e perditshmja "Danas", duke shtuar: "Dritat e fikura ne seline e partise se Koshtunices simbolizojne rolin qe mendon te luaje kjo parti ne te ardhmen". "Danas", nenvizon "pergjegjesine" e rivalit te Tadic, Nikolic, i cili pranoi humbjen dhe uroi kundershtarin e tij. Per "Danas", "kjo eshte nje prove e pjekurise se shoqerise serbe". Ed.Ku
Te dhena per ekonomine e Serbise:
Gjate vitit 2007, ekonomia u rrit me 7,5 per qind, pas 5,7 per qind ne 2006-en dhe 6,2 per qind ne vitin 2005
Investimet e huaja rane me shume se 30 per qind, per shkak te shqetesimeve per destabilitet politik
Qe nga viti 2000, Serbia ka shitur disa monopole shteterore, por mund te privatizoje kompanite e mesme, si edhe disa kompani te medha shteterore si telekomi, kompanine e prodhimit te makinave ''Zastava'' dhe ate ajrore ''JAT Aireays''
Deri ne vitin 2010, Serbia shpreson te terheqe gjashte miliarde dollare ne vit nga privatizimet dhe investimet e huaja
Raporti i dinarit serb me euron eshte 82,6-1
Paga mesatare arrin ne 370 euro ne muaj
Papunesia eshte 30 per qind

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›