E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Serbia vendosi per te ardhmen

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, e cilesoi dje "lajm te mire" fitoren e kandidatit proevropian ne balotazhin e djeshem per postin e Presidentit te Serbise. "E para, zgjedhjet ne Serbi nuk kane pasur asnje ndikim ne zhvillimet ne Kosove. Eshte lajm i mire qe Serbia, apo populli serb, ka vendosur per te ardhmen, edhe jo te kthehet ne te kaluaren. Prandaj, deklaroi Thaci, pres ne te ardhmen bashkepunim si mes dy vendeve te pavarura, ne prioritetet tona euroatlantike". Kryeministri ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, me 16 janar, pati nje shtrengim duarsh edhe me Presidentin e Serbise, Tadic, sic theksoi ai "ashtu si me gjithe te tjeret". "Kemi pasur nje shtrengim duarsh. Ai eshte President, une jam Kryeminister, ne jemi drejtues te dy vendeve fqinje te pavarura. Dhe i kemi uruar gjitha te mirat, edhe une Serbise, edhe ai Kosoves", deklaroi Thaci.
Ne Shqiperi
Rama: Te ndajme vlerat
Kryetari i PS, Edi Rama, nepermjet nje letre i percolli urimet e tij Presidentit te sapozgjedhur te Serbise, Boris Tadic. "Partia Socialiste vazhdon te mbetet nje force e angazhuar dhe mbeshtetese e bindur e idese per nje Ballkan te integruar ne BE dhe NATO, ku Shqiperia, Serbia dhe Kosova, si vende te lira dhe demokratike, do te ndajne e mbrojne, se bashku me te gjithe vendet e tjera, parimet dhe vlerat e botes demokratike", shkruante Rama.
Basha: Triumf per qetesi
Diplomacia shqiptare i percolli dje urimet e saj presidentit te Serbise, Boris Tadic. Ministri i Jashtem, Lulezim Basha duke u shprehur me optimizem per te ardhmen evropiane te rajonit, deklaroi se "nje triumf i forcave moderatore do te ndihmonte per nje rajon me te qete qe ecen me hapa te sigurt drejt integrimit ne NATO". Nje qendrim i tille erdhi pas takimeve qe ministri Basha zhvilloi ne Prishtine me autoritetet kosovare, te cilat, sipas tij po bejne pergatitjet e fundit te shpalljes se pavaresise sipas planit "Ahtisari".
Meta: U arrit sukses i veshtire
Zgjedhjet e djeshme dhe fitorja e Presidentit Tadic jane nje mundesi me shume per Serbine per t'u komportuar me pavaresine e Kosoves nga nje qasje dhe perspektive evropiane. Kete e pohoi dje kryetari i LSI, Ilir Meta. Ai vleresoi se "Tadic arriti nje sukses shume te veshtire, por shume historik per vete te ardhmen e ketij populli". Meta theksoi se zgjedhjet "nuk ndikojne aspak ne procesin e pavaresimit te Kosoves, proces tashme i pakthyeshem".
Ne pjesen tjeter te botes
SHBA, pro bashkepunimit
Shtetet e Bashkuara pershendeten dje Presidentin serb, Boris Tadic, per rizgjedhjen e tij. Zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Sean MCcormack, citoi se SHBA premton "marredhenie konstruktive" me Serbine per te lehtesuar te "ardhmen e saj evropiane".
BE: Afrim me Evropen
Bashkimi Evropian pershendeti dje rizgjedhjen e properendimorit Boris Tadic ne postin e Presidentit te Serbise, duke theksuar se nje veprimi i tille afron me tej ish-republiken me te madhe te Jugosllavise me Evropen. ''Rezultati tregoi deshiren e pjeses me te madhe te popullit serb, i cili kerkon te ndjeke rrugen evropiane. Dua te them se Evropa eshte shume e gezuar per kete veprim'', deklaroi shefi i politikes se Jashtme te BE-se, Havier Solana. Ai publikoi se po bisedonte me Tadicin per te diskutuar nenshkrimin e mundshem, kete jave, te nje marreveshjeje te perkohshme, te ofruar nga ministrat e Jashtem te BE-se, pasi Beogradi nuk ka plotesuar ende kushtin per nje Marreveshje te Stabilizimit dhe Asocimit me BE-ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›