E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup-Tirane, negociohet heqja e vizave

Ekspertet e Ministrive te Puneve te Jashtme dhe Ministrive te Brendshme te Shqiperise dhe Maqedonise, filluan dje ne Shkup negociatat per heqjen e plote te regjimit te vizave mes dy vendeve. Vasko Andonovski, zedhenes i Ministrise se Jashtme te Maqedonise, deklaroi se bisedimet po zhvillohen pas vendosjes se regjimit te ri te vizave.
Nderkohe, ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi dje se "aspiratat e perbashketa per integrim euroatlantik te Shqiperise dhe Maqedonise, duhet te reflektohen edhe ne nje regjim vizash me te liberalizuar se ky qe eshte tani". Duke informuar mbi negociatat qe po zhvillon pala shqiptare per ceshtjen e vizave, ministri Basha vuri ne dukje se nje ekip i Ministrise se Jashtme po vazhdon negociatat qe ishin shtyre disa here. "Shpreh bindjen time, qe ashtu si e keni vene re edhe nga dinamika diplomatike e Maqedonise, qe aspiratat tona te perbashketa per integrim euroatlantik dhe ndertimi i metejshem i marredhenieve mes dy vendeve tona, do te reflektohet ne nje regjim vizash, i cili, sipas gjykimeve tona, duhet te jete me i liberalizuar se ky qe eshte tani", tha Basha.
Dy dite me pare, Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, deklaroi se "nderlikimi" i regjimit te vizave do te kishte qene nje hap prapa dhe do te pengonte zhvillimin ekonomik dhe levizjen e lire te qytetareve. "Te dy shtetet, Maqedonia dhe Shqiperia, si dy vende fqinje, jane para hyrjes ne NATO dhe kane marredhenie te shkelqyera reciproke. Me te vertete do te ishte hap prapa nderlikimi i regjimit te vizave, sepse do te ngadalesonte tregtine dhe bashkepunimin ekonomik, ate turistik dhe udhetime te tjera te qytetareve", pohoi Kryeministri Gruevski.
"Nuk besoj te liberalizimi i vizave"
Kryetari i Komisionit te Jashtem, Prec Zogaj, shprehet skeptik ne lidhje me liberalizimin e plote te vizave mes Maqedonise dhe Shqiperise. Keshtu, sipas Zogaj, do te ishte pozitive qe negociatat mes pales shqiptare dhe asaj maqedonase te sillnin ruajtjen e regjimit aktual, pra marrjen e vizes ne kufi. "Nuk mund te themi se Maqedonia do te shkoje shpejt drejt eliminimit te vizave ne kufi, por jemi optimist se do te nenshkruhet nje marreveshje per te ruajtur gjendjen e deritanishme", deklaroi Zogaj, ne nje prononcim per "Koha Jone". Nga ana tjeter, ai pershendeti negociatat mes paleve, duke theksuar se ky eshte nje rast i mire per ta pare problemin ne sy, larg mediatizimit. Zogaj shtoi se Shkupi zyrtar po tregon se ka vullnet ta zgjidhi kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›