Gjirokastër, rreshjet e shiut, probleme në lagjet e sipërme

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë mbrëmjes së djeshmë dhe mëngjesit të sotëm , kanë sjell vështirësi në qarkullim për disa zona në Gjirokastër .Situatë shqetësuese ka qenë kryesisht në lagjet e sipërme të qytetit ,të cilat janë prekur nga investimi i ujësjellësit .Banorët kanë kërkuar zgjidhje të kësaj situate, e cila në këtë stinë do jetë edhe më e përkeqësuar.
‘’Kjo situatë ka disa ditë, ndaj i kërkojmë ndërmarrjes së ujësjellësit përfundimin sa më shpejtë të punimeve pasi është e vështirë të kalosh nëpër rrugë ,sidomos në kohë me shi ‘’thonë banorët
Investimi i ujësjellësit në lagjet karakteristike prej kohësh po krijon vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve .Hapja e kanaleve për shtrimin e rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza dhe mospërfundimi i tyre brenda afateve kohore, ka sjell edhe reagime të ashpra nga banorët e këtyre zonave .