E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat ulin zbatimin e referencave, per zhdoganimin e mallrave

Vetem 22 per qind e mallrave ne pikat doganore te vendit, zhdoganohen duke marre per baze cmimet e references, nga 42 per qind qe ishte vellimi i mallrave, qe taksohej me cmime referuese ne 2004. Lajmin e bene te ditur burimet ne Ministrine e Financave, sipas te cilave cmimet e references, jane nje mjeti i fundit, qe perdoren ne sistemin e taksave per nxjerrjen e detyrimeve fiskale. Renia ne menyre drastike e cmimeve te references evidenton edhe nje fakt tjeter qe tashme eshte i njohur, renien e informalitetit dhe evazionit fiskal nga kompanite, permiresimin e nxjerrjes se taksave, ne tregun e brendshem nga administrata tatimore. Sipas te njejtave burime, cmimet e references do te aplikohen vetem ne momentin kur Shqiperia do te kete mundesite, per te komunikuar drejtperdrejt, on-line te gjitha faturat e hyrje-daljeve te mallrave te tregtise nderkombetare. Sistemi doganor shqiptar vazhdon te mos kete rrjetin nderkombetar, por sipas Ministrise se Financave, proceset integruese do ta mundesojne kete gje. Nga ana tjeter permes shkembimeve te informacioneve intensive me doganat e vendeve te Bashkimit Evropian dhe te tjera te rajonit, doganat po vijojne te ulin masen e perdorimit te cmimeve referuese. Ministri i Financave, Ridvan Bode ka thene se ruajta e cmimeve te references nuk eshte ne dem te ekonomise, tregtise dhe biznesit, pasi sipas tij, kjo eshte nje mase qe i vendos ata ne kushte te barabarta dhe menjanon konkurrencen e pandershme te nje pjese te bizneseve qe bejne fatura fallco, duke fshehur cmimet e verteta te mallrave qe vijne nga tregtia nderkombetare.

Ndryshimi

Nga 42 % qe ishte vellimi i mallrave qe taksohej me cmime referuese ne 2005, ne vitin 2008 zhdoganimi me cmime reference u mbyll me 22 %. Komuniteti i biznesit ka akuzuar administraten doganore, qe shpesh here abuzon me cmimet e references.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›