E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli gol për Gais: “Do të shënoj dhe në kampionat”

Pushimet një javore në Shqipëri pranë familjes në Pogradec të shoqëruar edhe me pak zhurmë për një lëvizje të mundshme drejt Vllaznisë. E më pas, rikthimi në Goteborg, te skuadra e tij suedeze Gais. Për të rinisur sërish aventurën me ekipin e dytë skandinav në karrierën e tij, pas asaj me norvegjezët e Bran Bergen për të cilën shënoi sezonin e kaluar në total 12 gola. Sulmuesi shqiptar Migen Memelli ndihet plotësisht në formë. "Është e vërtetë. Ndihem shumë mirë dhe jo vetëm nga ana fizike", - pohon Memelli për albania-sport.com. Gais zhvilloi një minifazë përgatitore një javore në Jonshoping, një ishull që ndodhet rreth 150 km larg Goteborgut. Në ndeshjen e vetme miqësore që Gais zhvilloi me Tenhults IF (skuadër e Kategorisë së dytë suedeze) fitoi 2-1 dhe golin e parë të takimit e shënoi Migen Memelli në minutën e 62-të pas asistit të Pontus Johaneson. "Ishte një gol vërtet i bukur, për më tepër që hapi takimin", - thotë Memelli. Kundërshtarët barazuan 14 minuta me pas dhe Roland Nilson në minutën e 87 vulosi fitoren për Gais.
Të hënën rifillon kampionati dhe Gais ndeshjen e parë do ta luajë në transfertë me Halmstads BK, që zë vendin e dytë në renditje me 27 pikë pas 14 ndeshjesh. "Është një takim i vështirë. Për të qenë i sinqertë kam dëshirë ta shënoj një gol, por ne kemi vështirësi në sulm se ne luajmë më një sulmus dhe gjithmone jemi në. Luajmë shumë me shpinë nga porta pasi më shumë përdorim modul mbrojtës dhe shumë pak të shërbejnë me asiste", -thotë Memelli. Gais fitoi fazën e parë 2-1 me Halmstadt dhe Migeni luajti nga minuta e parë në atë takim, përpara se të zëvendësohej në pjesën e dytë nga Hedinson. "Shpresoj te goli, më kanë nxitur të gjithë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›