Potenciali i munguar i Tiranës

Me shtatë futbollistë titullarë të larguar (katër prej tyre te rivalja Dinamo: Allmuca, Pisha, Pema, Abraham) dhe me pesë blerje efektive të vlefshme për ballafaqimet në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve (Fortuzi, Sina, Merkoci, Xhafa, Deliallisi), Tirana dëshmoi se nuk ishte e aftë të përmbushte misionin e 10-të ndërkombëtar, atë të kalimit në turin e dytë në kupat europiane. Dështimi i dyfishtë i 23-herë kampiones së Shqipërisë me me kampionen e Sllovenisë, Domzhalen, që debutonte për herë të parë në veprimtarinë me të rëndësishme ndërkombëtare për klubet. Dështimi i Tiranës është i dyti shqiptar pas atij të Vllaznisë, që duhet përgëzuar pasi të paktën e kaloi një tur në Kupën Intertoto, kundër një ekipi kroat si NK Zagreb me më shumë reputacion ndërkombëtar se Domzhale.
POTENCIALI
Kur Tirana humbi 1-0 në transfertën e Domzhales, trajneri Sulejman Starova, i cili kishte pësuar një humbje 2-0 me skuadrën tjetër sllovene Hit Gorica, pohoi pas kthimit në kryeqytetin shqiptar se "Tirana shfaqi vetëm 60 për qind të potencialitetit". Një argument përkohësisht i pranueshëm pasi të gjithë besonim te kualifikimi, minimalisht me një fitore 2-0 me Domazhalen, duke u nisur edhe nga fakti se me Hit Goricën bardheblutë fituan në "Qemal Stafa" 3-0, duke kaluar për herë të gjashtë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Por, kualifikimi në vizitën e fundit të Presidentit të Republikës Bamir Topi si president nderi i SK "Tirana", nuk ndodhi. Madje brohoritjet e fillimit u shndërruan në fyerje në fund të 90 minutave. "Nuk arritëm të shfaqnim në lojë të gjithë potencialin tonë", - ripohoi i dëshpëruar pas eliminimit Starova, trajneri i klubit më të pasur në trofe në Shqipëri (23 kampionate, 13 Kupa të Shqipërisë dhe 9 Superkupa). Një argument i përsëritur që mund të konsiderohet thjesht një citim i rëndomtë mediatik i një trajneri të dështuar në aventurën e tij të dytë si trajner i Tiranës. "Gabimi ynë i vetëm ishte se nuk arritëm të tregonim të gjithë cilësinë që kemi në kontingjent, jemi të zhgënjyer". Deklarim i dhimbshëm, por njëherësh edhe deklarim i gjendjes së vertetë kur Kampionati i 69-Kombëtar i futbollit do edhe plot 30 ditë të startojë sezonin 2007-2008.
SULMUESIT
Tiranës i mungoi goli i vërtetë, ai që prodhohet nga loja dhe jo rastësia (goli i Klodian Duros më shumë ishte një një i tillë), por po të shohim dy golashënuesit e më të mirë të sezonit të kaluar, do të vërejmë një fakt të trishtueshëm. Dy shkodranët, i pari Hamdi Salihi (13 gola) u largua në përfundim të gjysmës së kampionatit dhe, i dyti, Vioresin Sinani (23 gola) në përfundim të tij. Në vend të tyre te Tirana janë Orjand Abazaj (nga janari) dhe Indrit Fortuzi (nga qershori) duke i shtuar edhe rikthimin e Elodorado Merkocit (nga Elbasani). Fakti i është se Tirana nuk ka sulmues potencialë. Fortuzi është në perëndim të tij, Merkoci nuk bind shumë dhe Abazaj modest edhe pse me petkun e një gjysëmkampioni.
MERKATO
"Kemi marrë edhe Vrapin e Hykën, ndërsa pothuajse i përfunduar është afrimi i Xhafajt", - tha Starova duke shtuar, se tani na duhet të përgatitemi për në kampionatin dhe të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të mundohemi të arrijmë synimet tona, ku ka parasysh mbrojtjen e titullit qysh në ndeshjen e parë me Flamurtarin në Vlorë. Ishte e dhimbshme kur huazimi i 19-vjecarit Jahmir Hyka nga Olimpiakosi i Greqisë te Tirana u vlerësua nga drejtuesit e klubit si një nga blerjet e bujshme të merkatos bardheblu. Hyka, edhe pse lojtar i ekipit Kombëtar (Baric është "dashuruar" me të) nuk ka zhvillur ansjë ndeshje në Superligën shqiptare dhe cilësitë e tij janë ende në provë.
TIRANA
Viti i themelimit: 1920
President: Bamir Topi (?)
Trajner: Sulejman Starova
Të larguar: I. Allmuca, E. Pema, A. Pisha, A. Abraham (Dinamo),
V. Sinani (Vllaznia), E. Bulku (Ukrainë), K. Duro (Greqi?), D. Fish (Flamurtari)
Të ardhur: J.Hyka (Greqi), I. Fortuzi (Greqi), E. Sina, E. Merkoci (Elbasani), E. Vrapi (Teuta), E. Xhafa, E. Deliallisi (Dinamo), A. Karic, C. Ranic (Slloveni)