E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA diskualifikon Partizanin e Beogradit

Per shkak te incidenteve te shumta te ndodhura ne ndeshjen e kupes se UEFA-se midis Zrinjskit nga Bosna dhe Partizanit te Beogradit e te inicuara nga tifozet e Partizanit, UEFA ka mare vendim qe te diskualifikoje ekipin e Partizanit nga garat e metutjeshme te UEFA-se dhe te denoje me 50.000 franka zvicerane. UEFA eshte e vendosur qe te mos lejoj dhunen neper stadiume e ky rast nuk eshte i pare pasi para kesaj denoi Feyenordin e Hollandes dhe Legian e Polonise per shkak te problemeve qe shkaktuan tifozet e tyre.
Ekipi Zrinjskit nga Bosna e humbi ndeshjen e pare te zhvilluar ne fushe te saj me rezultat 6-2 mirepo kjo nuk ndihmoi qe tifozet e Partizanit te mos shkaktojne situata te pakendshme e cila sot shkoi ne dem te klubit te tyre.
Tre video nga Bosna i keni me poshte.

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›