E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Besart Berisha tre vjet te anglezet e Barnly FC

Andi Nuraj
Një paraqitje e shkëlqyer dhe një gol në miqësoren me Anglinë B ka bindur plotësisht drejtuesit e Barnlit për ta mbajtur përfundimisht në ishull. Besart Berisha nuk do të jetë më pjesë e Bundesligës dhe Hamburger Sportferian dhe që nga sezoni i ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e skuadrës së Kategorisë së dytë angleze Bernli Football Klab Lajmi është bërë publik nga siti zyrtar i skuadrës në veri të Gjermanisë të cilët kanë bërë të ditur se futbollisti shqiptar ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare me anglezet qe do të derdhin në arkat e Hamburgut një shumë prej 500 mijë euro. I ardhur në korrik të vitit të kaluar përsëri në Gjermani pas një aventure te fqinjët daneze të Horsens 22-vjecari nuk gjeti shumë hapësira në skuadrën e Kategorisë së parë gjermane sidomos pas ardhjes së trajnerit të ri Hub Stevens. Për ngjyrat e Hamburgut, Berisha luajti 12 herë këtë sezon duke shënuar vetëm 1 gol. Kosovari kishte një kontrate deri në vitin 2009 me gjermanët ndërkohë që për kartonin e tij që vlente 800 mije euro ishin te interesuar edhe Zyrih, Hansa Rostok dhe Energi Kotbus. Vitin e kaluar Bernli FC zuri vendin e 15 në kategorinë e dytë angleze

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›