E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i Munihut blen shqiptarin 16-vjeçar

Një talent 16-vjeçar shqiptar te Bajerni i Munihut. Rekordmenët e Gjermanisë, njëherësh edhe klubi më i rëndësishëm në Bundesligën gjermane huazoi asin shqiptar që luan për skuadrën austriake Kapfneberg.

Lajmin e bujshëm e dha tabloidi gjerman “Bild”, që i kushtoi një shkrim të posaçëm djaloshit të talentuar, por është zyrtarizuar edhe nga klubi austriak.

Kosovari Ylli Sallahi u huazua mbi bazën e një kontrate që shtrin efektin e saj deri në vitin 2012, me opsionin e blerjes së plotë të kartonit në rast se futbollisti i ri do të rezultojë efikas.

Sallahi luan në mesfushën ofensive dhe ishte i kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës.

Sallahi kaloi me sukses provën e tij njëjavore te Bajerni, përpara se bavarezët të merrnin vendimin përfunditmar se ja vlente të investonin për të.

Fillimisht Sallahi do ta nisë aventurën e tij me Bajernin e moshës U-19.

Sipas faqes zyrtare të klubit të Kapfenebergut, me të cilin Sallahi luajti për katër vjet, qysh nga mosha 12-vjeçare, Ylli ka për idhull mesfushorin francez Frenk Riberi.

Bajerni është i interesuar gjithashtu për të siguruar shërbimet e mesfushorit kosovar të Bazelit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 25 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›