E Diel, 1 Nëntor 2026

PARTIA E SPIUNVE APO SPIUNT E PARTIS

Individi nuk di thuajse asgje nga ajo qe i ka ndodhur gjate periudhes se hershme te femijerise se tij andaj kjo pjese e biografise personale shkruhet nga te dhenat qe i japin dadot te cilat kurre nuk tregojne per keqtrajtimin e tyre ndaj foshnjes por manipulojne me ngjarjet dhe tregojne vetem ate qe femijen e dikurshem do e portretojne o si te pagdhendur e torollak o ashtu qe ai ti pershtatet te rriturit te sotem. Dicka e ngjashme ndodh edhe me popujt qe kane qene te sunduar nga te tjeret qe nuk kane pasur kurre mundesine vete ta shkruajne biografine e tyre qe nuk kane mundur te shohin manipulimet qe ua bejne dadot politike e policore te sunduesit per ti mbajtur sa me gjate nen kthetrat e veta dhe per ti larguar nga shtegu qe i con drejt lirise. Mbase kjo vlen edhe per shqiptaret e ish-Jugosllavise e kaluara e te cileve do mbetet ndoshta edhe pergjithmone ne dosjet qe ruhen neper qendrat policore te Beogradit. Me cka Beogradi do mund gjithmone te manipuloje me biografite e individeve dhe sa here qe te kete nevoje do mund te shpalose te dhena te sakta apo te trilluara per te shkaktuar hutese e per te diskualifikuar njerez. Kete te vertete mbase me se miri dhe te paret do e kuptojne shqiptaret e Maqedonise te cilet vazhdojne vemendshem ta ndjekin tv-novelen politike me titull PDSH-ja i zbulon spiunet e BDI-se tv-novele e cila behet gjithnje e me interesante dhe sjell deshmi te bollshme se Beogradi eshte qendra qe ruan te kaluaren kolektive dhe individuale te shqiptareve te ketushem. Ne episodet e fundit te saj eshte shtuar numri i aktoreve dhe jane perfshire edhe lajmes te padukshem qe bredhin naten neper Tetove duke hedhur neper oborret e qytetareve te ketushem dosje te tera te ish-bashkepunetoreve te policise sekrete jugosllave e tani funksionare te larte te BDI-se. Dhe posa zbardh dita ato dosje shumezohen dhe u shperndahen te gjithe te interesuarve perfshi gazetare e kryesues partish. Keshtu qe sa me i madh behet numri i funksionareve te BDI-se te dyshuar si bashkepunetore te sherbimeve sekrete policore aq me shume rriten hamendesimet e shqiptareve te ketushem se kujt i duhet besuar tmerrit qe shkruan neper dosje apo te dyshuarve si ish-spiune e qe pohojne se ato dosje i ka fabrikuar PDSH-ja e cila sipas tyre ben punen per cka edhe eshte themeluar ndash i percane shqiptaret e ketushem dhe atyre ua njollos njerezit e vlefshem qe kane. Dhe duke u marre me ate se kush ka te drejte shqiptaret e ketushem nuk ia dalin te shohin se kete te keqe qe u mbiu ne aren e tyre politike duhet ta perdorin qe njehere e pergjithmone te shpalosin te verteten se valle jane ne duart e partise se spiuneve apo ne ato te spiuneve te partise. Pra duke u marre me ate se kujt i duhet besuar shqiptaret e ketushem mbase ende nuk e shohin se kete beteje qe tani e kane fituar qarqet antishqiptare qe kane vetem nje qellim ta cojne kete popull te jete mosbesues ndaj cdo personi publik ta nxisin dyshimin te te gjithe ndaj te gjitheve te mos i lene mundesi ketij populli te dale nga kthetrat e bindjes se qenke apo jo spiun fatin tend e kane ne duar spiunet policore shqiptare. E me cka me ne fund do behet me e besueshme thenia poshteruese se nuk ka shqiptar qe nuk do kishte pranuar te spiunonte por ka sherbime policore qe nuk paguajne aq sa kerkojne spiunet shqiptare.

Duke u nisur nga e verteta se kjo lufte nderpartiake ka vetem dy domethenie o PDSH-ja eshte parti qe fabrikon apo ka qasje ne dosjet policore e qe do te thote se ka qellime destruktive dhe eshte themeluar per shkaqe qe i thone te akuzuarit e BDI-se o partia e Ali Ahmetit eshte kapur ne kthetrat e spiuneve policore - qe tani mund te thuhet se kjo beteje ka shpalosur te verteten qe disa e perserisin vite me radhe edhe sot njesoj si deri dje qarqet policore vendase apo te Beogradit jane ato qe ketij populli ia caktojne heronjte dhe spiunet. Pra cilido qe te jete rezultati i kesaj beteje fundi i saj do tregoje pse partite e shqiptareve te ketushem jane aq inferiore ndaj partnereve te tyre maqedonas si dhe pse shqiptaret e Maqedonise nuk ia dolen te shpetojne nga kthetrat e kontrollit policor e qe te munden te sundojne me shtetin dhe vetveten. Gje qe duhet shqiptaret e ketushem ti coje te kerkojne nga udheheqesit e ketyre dy partive te shkojne deri ne fund ne zbardhjen e se vertetes se kush genjen. Dhe pasi tu thone kryesuesve te ketyre dy partive se ata nuk do kene arsye ti besojne as PDSH-se e as BDI-se nese ato nuk ia dalin te deshmojne pastertine e tyre shqiptaret e ketushem do duhet ta bejne hapin e metejme drejt pastrimit te tyre nga plehu policor te ngrene zerin e te tregojne se nuk ndjehen te sigurt ne shtetin ku jetojne te thone perpara gjithe botes se ky shtet duke u kurdisur atyre parti spiunesh apo spiune neper parti deshmon se ata i konsideron si qytetare te huaj qe duhet mbajtur nen vezhgim te perhershem policor se ky shtet atyre nuk u lejon te shijojne te drejten me elementare te qytetareve te lire qe pa nderhyrjen policore ti zgjedhin perfaqesuesit e vet. Si dhe te pohojne hapur se nuk jane te gatshem te investojne per te miren e nje shteti te tille qe me metoda policore shkel mbi dinjitetin e tyre.

Pra sido qe te zhvillohet me tej kjo beteje nderpartiake ngjarjet e deritanishme duhen shikuar nga kendi se PDSH-se i kane mbetur dy zgjidhje o te deshmoje vertetesine e dosjeve o i tere populli perfundimisht ta kuptoje se ajo i fabrikon ato apo se eshte vetem nje dikaster policor qe ka per detyre sa me shume ti demtoje interesat e shqiptareve te Maqedonise dhe jashte saj. Dhe mbase nuk do mjaftoje vetem kaq nese deshmohet se dosjet jane te verteta PDSH-ja do duhet te shkoje me tej e te tregoje si eshte e mundur qe fantazmat e nates ato ti hedhin vetem neper oborret e te besueshmeve te kesaj partie apo ne ate te kryetarit aktual te PDSH-se sic ndodhi para ca viteve kur dosjen e tij policore dikush e la ne oborrin e shtepise se tij me cka u pa se ai nuk ishte vetem vojvode i certifikuar nga vete VMRO-DPMNE-ja por edhe viktime e sherbimeve sekrete policore. Gjithashtu sa i perket kesaj lufte nderpartiake BDI-ja nuk mund te terhiqet ashtu sic paralajmerojne perfaqesuesit e saj duke thene se nuk kane kohe te merren me trillimet e PDSH-se por do duhet te deshmojne ate qe pohojne funksionaret e larte te kesaj partie te akuzuar si spiune te policise sekret ndash se jane viktime e insinuatave policore. Nese ndodh qe partia e Ali Ahmetit - e zene me pune shteterore dhe e angazhuar rreth anetaresimit te Maqedonise ne NATO dhe BE ndash te mos kete kohe te mjaftueshme per te deshmuar pavertetesine e akuzave te PDSH-se atehere shqiptaret e ketushem do duhet te ndajne pak kohe e te pyesin veten Mos valle BDI-ja eshte e kapur keq nga organet policore andaj perfaqesuesit e saj ne qeveri ngjajne si me qene te tredhur. Pra pa u dhene pergjigje ketyre pyetjeve PDSH-ja dhe BDI-ja nuk do mund te shpresojne se ky popull edhe me tej do u besoje dhe mbase kjo beteje e ndersjelle do shenoje edhe shuarjen e ngadalte te tyre. Kuptohet perpos nese Beogradi nuk u ka premtuar se se shpejti do filloje shperndarjen e dosjeve per vuajtjet e atdhetareve tane te devotshem. Me cka do ndodhe ajo qe ka ndodhur dekada me radhe ne te kaluaren e shqiptareve te ketushem qe qarqet policore sekret tua kompletojne listat e patrioteve dhe tradhtareve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›