Memelli sulmuesi i muajit tetor ne Arabi
Migen Memelli eshte vleresuar si sulmuesi me i mire i muajit tetor ne eliten e futbollit ne Arabine Saudite. Gazeta Al Riadia ka publikuar pese lojtaret me te mire te tetorit te cilet jane perzgjedhur sipas votave te trajnereve ne baze te paraqitjeve ne kampionat. Bomberi shqiptar i cili mbron ngjyrat e Al Faisalit skuader qe drejtohet nga ish-trajneri i Dinamos Zlatko Dalic ka shkelqyer me rrjetat e tij. Me 3 tetor ai ka realizuar tri gola ne ndeshjen e fituar 4-2 perballe Najran SC. Seria e golave ka vazhduar edhe ne ndeshjet kunder Al Tauoun dhe Al Ahli duke i dhene skuadres dy fitore te rendesishme ne garen per te qendruar ne mesin e klasifikimit. Ne total ish-golashenuesi me i mire i kampionatit shqiptar ka realizuar gjashte gola ne kampionat pese prej te cileve vetem ne muajin tetor.