E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrioti fiton dhe shtyn Shkumbinin drejt krizes

Kampionati Krutanet shenojne dy here ne porten e peqinasve qe duket se jane abonuar me humbjet radhazi

Shkumbini po shkon drejt krizes dhe nje merite jo te vogel e ka Kastrioti i cili u shkaktoi peqinasve humbjen e radhes dhe ne Kruje. Vendasve u kane mjaftuar dy gola nga nje per secilen pjese per te marre nje fitore te rendesishme 2-0 ne javen e 12 te Superiores. Terreni i fushes ishte i renduar edhe per shkak te motit te keq. Por krutanet kjo nuk i ka penguar. Me gjithe insistimin Kastrioti ka mundur te zhbllokoje rezultatin vetem ne minuten e 42 kur kapiteni Shameti me koke ka cuar topin ne rrjeten kundershtare. Pjesa e pare eshte mbyllur vetem me kete gol. Gjithcka eshte luajtur ne nje shi te rrembyeshem dhe nje ere te forte. Ne 45 minutat e dyta te kesaj ndeshjeje zgjohen miqte nga Peqini te cilet tentojne te reagojne ne kerkim te golit te barazimit. Loja zhvendoset perpara ne gjysmefushen e vendasve por krutanet nuk lene hapesira pasi mbrohen me forca te shumta. Gjithcka funksionon me se miri per Kastriotin qe arrin te perballe presionin e madh te peqinasve. Por vendasit nuk kane qendruar duarkryq duke pritur se cfare do te beje Shkumbini ata kane aplikuar kundersulmin e shpejte dhe kane rrezikuar disa here porten mike. Dhe ne minuten e 75 pikerisht nga nje kundersulm vjen edhe shthurja e kundershtarit ku nje mbrojtes do te ndalte topin me dore. Gjyqtari drejton gishtin te pika e bardhe e 11-metershit i cili me pas do te kthehej ne golin e 2-0 per skuadren e Ramazan Ndreut. Kastrioti e ka siguruar keshtu fitoren ndersa Shkumbini nuk ka forcen e duhur dhe detyrohet te pranoje fatin e humbjes. Tashme peqinasit renditen ne gjysmen e dyte te tabeles dhe po kalojne nje krize te rende rezultatesh edhe pse perforcimet e tyre gjate veres kane qene milionere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›