Memia: “Skema e legalizimit te prones me letra me vlere”
Drejtori i ALUIZNI-t: “Cilat kategori nuk përfitojnë nga skema e bonove të privatizimit”
Eljona Ballhysa
Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia, ka shpjeguar për gazetën “Albania” skemën e shlyerjes së detyrimeve financiare nga banorët që kërkojnë të legalizojnë banesat informale nëpërmjet përdorimit të letrave me vlerë. Sipas drejtorit të Agjencisë, projektligji i qeverisë parashikon që qytetarët të paguajnë 80% të vlerës së detyrimit financiar duke përdorur letra me vlerë në rastet kur objekti përdoret për banim dhe 50% të vlerës në ato raste kur objekti përdoret për biznes. Projektligji gjithashtu parashikon se si do të procedohet për shtesat në pallate. Por, sipas Memisë, nga ky projektligj nuk përfitojnë pallatet e reja që kanë deformuar lejen e ndërtimit dhe kanë ndërtuar kate më shumë se sa kanë pasur në projekt. Ndërsa për shtesat në pallatet e vjetra është parashikuar që edhe këta qytetarë të paguajnë 80% të vlerës nëpërmjet letrave me vlerë, ose siç quhen ndryshe, nëpërmjet bonove të privatizimit.
Skema
“Projektligji i qeverisë, që pritet së shpejti të depozitohet në Kuvend dhe të miratohet, parashikon dy elemente të rëndësishme përsa i përket shlyerjes së detyrimit financiar nëpërmjet përdorimit të bonove të privatizimit. Elementi i parë parashikon rastin kur parcela ndërtimore ka për funksion banimin. Në këto raste poseduesi i objektit informal mund të shlyejë 80% të detyrimit financiar duke përdorur bonot e privatizimit ose letrat me vlerë. Në rastet kur parcela ndërtimore ka funksion social ekonomik, poseduesi ka mundësi që nëpërmjet skemë së re financiare të paguajë detyrimin financiar duke përdorur letrat me vlerë për 50% të vlerës”, - është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia.
Përsa u përket shtesave në pallate, Memia shpjegon se edhe për këtë kategori ndërtimesh informale ekzistojnë dy elemente të rëndësishme. Në rastet kur shtesa është bërë në pallatet e vjetra të para vitit 1993 dhe kur shtesa përdoret për banim, qytetari shlyen 80% të vlerës financiare me bono privatizimi. Në rastet kur shtesa është bërë në katet e para, atëherë poseduesi paguan 50% të detyrimit financiar, por vetëm për pjesën takuese. Memia shpjegon se pjesa takuese është vetëm pjesa që i takon banorit të katit të parë. Në rast se pallati është pesëkatësh dhe pjesa që i takon atij të katit të parë është rreth 100 metra katrorë, atëherë ai do të paguajë vetëm 1/5 e sipërfaqes. Ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga banorët e tjerë të pallatit. Memia shpjegon se ky projektligj i ndihmon shumë banorët për të legalizuar shtëpitë dhe pronat e tyre dhe rifut në treg letrat me vlerë.
Drejtori i ALUIZNI-t shpjegon se nga ky projektligj i ri nuk mund të përfitojnë pallatet e reja që kanë bërë shtesa përtej lejes së ndërtimit. Këta, sipas Memisë, për shkak se kanë për të paguar taksa që më pas i shkojnë pushtetit vendor, siç është taksa e ndikimit në infrastrukturë, nuk mund të përdorin letrat me vlerë, por shlyerja e detyrimeve duhet të bëhet me para kesh.
Skema
Parcelë ndërtimore që përdoret për banim, 80% të vlerës me letra me vlerë
Parcelë ndërtimore që përdoret për biznes, 50% të vlerës me letra me vlerë
Shtesat në pallatet e vjetra që përdoren për banim, 80% të vlerës me letra me vlerë
Shtesat në pallatet e vjetra që përdoren për biznes, 50% të vlerës me letra me vlerë
Shtesat në pallatet e reja shlyhen vetëm me para kesh dhe nuk përfshihen në skemë
Drafti i ri i legalizimeve, rritet përqindja e letrave me vlerë
Përqindja e letrave me vlerë që pritet të përdoren në procesin e legalizimeve të ndërtimeve informale, apo siç njihen ndryshe bono privatizimi, është rritur ditët e fundit. Nga një vëzhgim i bërë një ditë më parë në tregun e lirë valutor rezulton se ato këmbehen deri në 21 për qind, ndërsa pak muaj më parë ato këmbeheshin vetëm 3-4 për qind. Ky treg është rizgjuar menjëherë pas përsëritjes së disa javëve më parë të deklaratës së kryeministrit Berisha, se bonot që qytetarët kanë nëpër shtëpi do të rimarrin vlerën e tyre, pasi do të përdoren gjerësisht në procesin e legalizimeve. Për këtë qëllim qeveria pret që të miratojë në fillim të legjislaturës së re parlamentare projektligjin që do të vërë sërish në përdorim këto letra me vlerë për procesin e legalizimeve. Bonot e privatizimit janë rikthyer në treg me një rritje të ndjeshme të vlerës së tyre që nga mesi i muajit qershor. Gjatë periudhës së qeverisjes socialiste ky proces ndenji pezull, duke mos i konvertuar letrat me vlerë në aksione. Sipas të dhënave, rreth gjysma e letrave me vlerë u mbetën në dorë qytetarëve kur ligji i vitit 1998 nuk u zbatua. Sipas ligjit të vitit 2008, në kuadrin ligjor për realizimin e procesit të privatizimit për sektorë strategjikë dhe jostrategjikë, u parashikuar pjesëmarrja e letrave me vlerë ose bonove të privatizimit. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave i janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë. Ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera. Bonot e privatizimit mund të përdoren për qëllimin me të cilin janë emetuar deri më 31 dhjetor të vitit 2010.
Gjendja e bonove të privatizimit dhe vlera në miliona lekë
Të shpërndara: 51 229 000 000, ose 68,3%
Të pashpërndara: 23 748 000 000, ose 31,7%
Totali: 74 977 000 000, ose 100%
Të përdorura në privatizim: 10 935 193 000, ose 14,6%
Të papërdorura: 64 041 807 000, ose 85,4%
17 Gusht 2009