Zyrtarët e akuzuar, Gjykata e Tiranës tregohet zemërbutë, gjoba në vend të burgut
Gjyqtarët kanë aplikuar për zyrtarët e akuzuar shërbimin e provës duke i shpëtuar nga burgu
Laureta Rryçi
Tiranë - Kësaj here ata nuk i ka shpëtuar dot as pushteti që kishin. Kur në duart e tyre kanë ndjerë ftohtësinë e prangave, ndoshta do ta kenë kuptuar se para ligjit, në të vërtetë, jemi të gjithë njësoj. Të paktën kështu ka ndodhur derisa dosja ka përfunduar në gjykatë për gjykim. Më tej asnjëri prej tyre nuk ka pasur të njëjtin fat me gjithë akuzat e përbashkëta që institucioni i akuzës ka ngritur ndaj tyre. Kryesisht një pjesë e madhe e këtyre zyrtarëve janë vënë në provë nga gjyqtarët nëse do të kryejnë apo jo sërish vepër penale. Duke u ndëshkuar në të njëjtën kohë që për një periudhë të caktuar të mos tentojnë të jenë sërish pjesë e administratës shtetërore. Duke u bazuar në statistikat zyrtare të Gjykatës së Tiranës, rreth 50 zyrtarë janë përballur vetëm këtë vit me Drejtësinë. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë jo vetëm emrat e zyrtarëve që po gjykohen nga janari i këtij viti e deri në ditët e sotme, por edhe për ata që iu është dashur të përballen me një vendim fajësie për ta. Ndërkohë që statistikat tregojnë se nuk kanë munguar dhe rastet kur zyrtarët e akuzuar kanë arritur të marrin pafajësi.
Dosjet
Gjatë këtij viti, institucioni i akuzës ka sjellë për gjykim dosje me zyrtarë që kanë bashkëpunuar duke shpërdoruar detyrën. Por, nuk kanë munguar dhe dosjet e tjera ku kanë vetëm një person si të pandehur. Për një pjesë prej tyre Gjykata e ka dhënë fjalën e fundit, ndërsa ka dhe nga ata që ende nuk janë njohur me vendimin e Shkallës së Parë. Kryesisht mbi ta rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës” duke cilësuar më pas edhe në akuza të tjera sipas shkeljeve që pretendohet se kanë kryer. Ndërsa deri dje jo vetëm kishin poste të larta në administratë, por shpesh i shikoje të veshur me kostume të shtrenjta, prej kohësh pjesa më e madhe e tyre ka marrë etiketimin “i paraburgosur” duke qenë pjesë e qelive të paraburgimit. Ndonjëri, tek-tuk, edhe ka pasur pak fat, duke përfituar nga gjendja shëndetësore ka marrë një masë më të butë sigurie, por jo për të larë përgjithmonë hesapet me Drejtësinë.
Shifrat
Duke u bazuar në statistikat që kanë policia dhe kjo gjykatë, ky vit do të mbahet mend për arrestimin dhe gjykimin e një numri të madh zyrtarësh për korrupsion apo abuzim me detyrën. Megjithatë, dënimet që janë dhënë për ta tregojnë se jo gjithmonë gjyqtarët tregohen të ashpër me ta duke i dhënë një mundësi të dytë secilit prej tyre. Mundësi që nuk u jepet asnjëherë personave të tjerë që nuk e kanë këtë status. Ajo që vihet re në dosjet e këtyre zyrtarëve është pranimi i gjykimit të shkurtuar duke i favorizuar të gjithë ata me uljen e 13 të dënimit me burg dhe të gjobës.
Dosjet që ka dërguar Prokuroria në Gjykatë me zyrtarë????????
Erjon Softa, shpërdorim detyre në bashkëpunim Pushuar çështja
Noris Zenelaj, shpërdorim detyre në bashkëpunim Pushuar çështja
Besnik Sula, shpërdorim detyre në bashkëpunim Dosja në gjykim
Blendi Vathi, shpërdorim detyre në bashkëpunim Dosja në gjykim
Dorian Celiku, shpërdorim detyre në bashkëpunim Dosja në gjykim
Fanije Binjaku, shpërdorim detyre në bashkëpunim Dosja në gjykim
Gjergj Ruli, shpërdorim detyre në bashkëpunim Dosja në gjykim
Josif Kollci, shpërdorim detyre në bashkëpunim Dosja në gjykim
Preng Gega, shpërdorim detyre në bashkëpunim Dosja në gjykim
Sherif Hoxha, shpërdorim detyre në bashkëpunim Dosja në gjykim
Ylli Myslimaj, shpërdorim detyre në bashkëpunim Dosja në gjykim
Vladimir Fejzo, shpërdorim detyrë Dënohet me 30 000 lekë gjobë dhe vihet në provë për një periudhë kohe 18-mujore, me kusht që ai të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale
Genci Samimi, shpërdorim detyre Prokuroria tërheq akuzën
Suljeman Dashi, shpërdorim detyre Prokuroria tërheq akuzën
Arben Golemi, shpërdorim të detyrës Dënohet me një vit burgim dhe një milion lekë gjobë. Në zbatim të Nenit 59 të K. Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të dënuarit në provë për një periudhë prej dy vjetësh
Sadije Agolli, shpërdorim detyre Gjykata i jep Pafajësi
Alfred Sula, shpërdorim detyre dënohet me 12 vjet burgim dhe 15 milionë lekë gjobë
Bardhyl Kamberi, shpërdorim detyre dënohet me tre vjet burgim dhe dy milionë lekë gjobë. Në aplikim të Nenit 59 të K. P. lidhur me dënimin me burgim duhet të vendoset pezullimi i ekzekutimit dhe vënia në kohë prove për një periudhë dyvjeçare
Faik Fejza, shpërdorim detyre dënohet me nëntë vjet burgim dhe dhjetë milionë lekë
Islam Shera, shpërdorim detyre dënohet me tetë vjet burgim dhe gjashtë milionë lekë gjobë
Ismail Sula, shpërdorim dënohet me dhjetë vjet burgim dhe pesë milionë lekë gjobë
Shefqet Alikaj, shpërdorim detyre dënohet me gjashtë vjet burgim e pesë milionë lekë gjobë
Xhevahir Hyka Shpërdorim detyre dënohet me shtatë vjet burgim dhe tetë milionë lekë gjobë
Perlat Bello, vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën Dosja në gjykim
Arjana Mallkuçi, shpërdorim detyre Dosja në gjykim
Genci Aliko, shpërdorim detyre Dosja në gjykim
Astrit Qerimi, shpërdorim i detyrës Kthim aktesh
Gentian Karruli, shpërdorim detyre i kryer në bashkëpunim dënohet me 1 vit burgim dhe 600 000 lekë gjobë. Aplikimin e Nenit 406 të K. Pr. Penale. Në bazë të Nenit 35 të Kodit Kenal i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vjetësh
Ilirjan Berzani, shpërdorim detyre i kryer në bashkëpunim dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 600 000 lekë gjobë
Mimoza Manastirliu, shpërdorim detyre i kryer në bashkëpunim dënohet me 9 muaj burgim dhe 600 000 lekë gjobë. Aplikimin e Nenit 406 të K. Pr. Penale. Në bazë të Nenit 59 të K. Penal i pezullohet vuajtja e dënimit me burgim duke e vënë në kohë prove për një periudhë 5-vjeçare. Në bazë të Nenit 35 të K. Penal i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vjetësh
Halim Shehu, shpërdorim detyre Gjykata vendosi për të pafajësi
Ardian Asa, shpërdorim detyre Gjykata vendosi për të pafajësi
Irena Trimi, shpërdorim detyre dënohet me 20 ditë burgim dhe me 200 000 lekë gjobë
Hatixhe Gojani, falsifikim i dokumenteve, shpërdorim detyre Dosja është në gjykim
Andrea Dhimitri, shpërdorim detyre, falsifikim të formularëve dënohet me 300 mijë lekë gjobë
Skënder Balla, shpërdorim detyre dënohet me 300 mijë lekë gjobë vënia në prove e të pandehurit për një periudhe prej 3 (tre) vjetësh si dhe të ketë kontakte me shërbimin e provës
Ehadu Mersini, shpërdorim detyre Dosja në gjykim
Artan Gjylbegaj, shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve
Beg Musta, shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve
Genc Uruci, shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve
Ilir Skilja, shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve
Lirim Troshani, shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve
Marjana Hoxha, shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve
Merita Qato, shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve
Olsi Komici, shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve
Kliton Shehu, shpërdorim detyre
Aleksandër Lipivani, shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike
Bujar Meta, shpërdorim detyre
Edmond Shyti, falsifikim dokumenteve, shpërdorim detyre
Arben Tauzi, shpërdorim detyre
Entela Muço, shpërdorim detyre
Arben Bastari, falsifikim i dokumenteve, shpërdorim detyre
17 Gusht 2009