Gara sportive me aeroplane letre, tre finaliste ne Austri
Pasioni i lindur ne bankat e shkolles per te luajtur me aeroplane prej letre, eshte shnderruar mbremjen e se enjtes, ne nje gare sportive me "Red Bull Paper Wings", i pari Kampionat Boteror qe ka si protagoniste studentet nga Shqiperia dhe mbare bota. Mjaftoi vetem nje cope letre dhe ideja per ta bere ate nje aeroplan me krahe te forte, qe mes 50 konkurrenteve, tre te rinj te behen pjese e garave boterore, qe do te zhvillohen ne Hangar 7, ne Salzburg te Austrise, ne 1 dhe 2 maj. Ne finalen boterore ku do te marrin pjese konkurrente nga 85 vende te botes. Fituesit sipas disiplinave ishin; Zirkon Disha me 6.6 sekonda, per kohezgjatjen me te madhe ne ajer; Ervin Sulovari, me 31.22 metra, per distancen me te gjate; Suada Krasniqi, e vleresuar nga juria me 15 pike, per disiplinen e fluturimit aerobatik. Cmimi i fundit u dha nga 3 anetaret e jurise, Klement Aliko, aviator, Blendi Fevziu, moderator i njohur i tv "Klan" dhe Alket Islami, president i Aero Club Albania. Tre anetaret e jurise kane qene te pranishem ne te gjitha raundet kualifikuese. Aktiviteti qe praktikohej qe ne Kinen e lashte per te kaluar kohen, erdhi me shume emocione mes te pranishmeve dhe konkurrenteve, keta te fundit qe te gjithe studente. Ne kete kuader, ne Shqiperi u zhvilluan 6 etapa kualifikuese ne qytete te ndryshme, ku ishin pjesemarres te pakten 1 mije te rinj. Rekordi boteror i distances me te gjate, eshte 63.17 metra, ndersa i kohezgjatjes me te madhe ne ajer, 27 sekonda.