E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorandum me kosovarët për sezonin turistik

17/06/2011  Kryepolicët e dy shteteve: Lehtësi për kalimin në kufi, luftë krimit

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në takimin me delegacionin me përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, nënshkroi një “Memorandum bashkëpunim”, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të Policisë Rrugore në akset kryesore të vendit në kuadër të sezonit turistik veror. Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, Burgaj, duke ju referuar takimit të zhvilluar, vlerësoi se “bashkëpunimi mes organizatave të policive të dy vendeve ka qenë në nivelin më të lartë dhe se nga viti në vit ky bashkëpunim ka shënuar progres në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, trajnimeve të përbashkëta me metodat më të mira bashkëkohore, në drejtim të luftës së krimit ndërkufitar”. Ndërsa Drejtori i Policisë së Kosovës, z. Reshat Maliqi, gjatë fjalës së tij shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin mjaft të mirë me Policinë e Shtetit në të gjitha fushat. Policitë respektive do të luftojnë bashkarish krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›