Vendimi i Kolegjit KQZ do numeroje edhe fletet e pavlefshme

KQZ do të numërojë dhe fletët e pavlefshme përveç atyre të kontestuara. Kolegji Zgjedhor ka zbardhur rreth orës 21 arsyet e vendimit të tij të fundit, që detyronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të riparë kutitë dhe për 368 qendra votimi të tjera.
Sipas trupës së gjyqtarëve, fakti që fletët e hedhura në kutinë e gabuar deri në 14 maj janë konsideruar si të pavlefshme nga grupet e numërimit, dhe pas kësaj date si të kontestuara ka krijuar një paqartësi, që mund të zgjidhet vetëm duke i numëruar të dyja llojet e fletëve të ndoodhura në kuti.
“Kolegji zgjedhor çmon të bazuar pretendimet e Partisë Socialiste për cënim të standardeve kushtetuese dhe të drejtës për një proces të rregult ligjor. Këto pretendime konsistojnë në shkeljen e parimit të vlerësimit të barabartë të votes”, thuhet në arsyetimin trupës së gjyqtarëve që kryesohet nga Dhurata Haveri.
Po ashtu Kolegji ka vlerësuar se tabela përfundimtare e Tiranës ka mospërputhje shifrash dhe se hetimi administrativ ka qenë i paplotë dhe selektiv, pasi KQZ-ja ka rimumëruar vetëm 117 kuti që i përkasin 108 qendrave të votimit.
Parregullsi që do të zgjidhet sipas vendimit të dhënë në 13 qershor nga Kolegji vetëm duke rihapur kutitë Në vendimin e tij të 3 për Tiranën, Kolegji vendosi të anullojë vendimet 710 dhe 711 të KQZ-së, respektivisht rezulatin për njësinë 5 dhe atë përmbledhës të gjithë kryeqytetit.
Elona Gjylmi