E Shtunë, 31 Tetor 2026

“EMYY”, Prokuroria: 3 vjet burg për kosovarin

17/06/2011  Lexohet pretenca për biznesmenin Aziz Kelmendi. Kërkon mëshirë në gjyq

Akuza për aksidentin ndryshoi në “vrasje nga pakujdesia”

TIRANE-Pranimi i vrasjes së këngëtares Elsina Hidersha ose siç njihet me emrin e artit ‘Emmy’, ka bërë që Prokuroria të lexojë një pretencë me masë dënimi minimale ndaj autorit të këtij krimi, biznesmenit nga Kosova Aziz Kelmendi. Gjatë leximit të pretencës prokurori i çështjes Ervin Karanxha i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor të të pandehurit, duke kërkuar ndaj tij një masë dënimi prej tre vjet heqje lirie. Mirëpo duke marrë parasysh pendesën e të pandehurit Kelmendi dhe pranimin e autorësisë së krimit, prokurori theksoi se kjo masë dënimi i ulet me një vit, duke sjellë që dënimi përfundimtar i Prokurorisë të jetë në dy vjet heqje lirie. Vetë i pandehuri Aziz Kelmendi rishfaqi dhe njëherë tjetër pendesë duke i kërkuar trupit gjykues mëshirë. Pritet që ditën e premte në orën 13:00 gjykata e kryeqytetit të japë vendimin për dënimin ose jo të biznesmenit nga Kosova, i cili në muajin shkurt teksa largohej me shpejtësi me automjetin e tij, vrau aksidentalisht ish- të dashurën e tij shtetasen Elsina Hidersha. Kelmendi u akuzua në fillim nga Prokuroria për akuzën e vrasjes, por pas hetimeve dhe dëshmive të marrë në vendin e ngjarjes akuza ndaj biznesmenit kosovar ndryshoi në vrasje nga pakujdesia ku kjo dosje është drejtuar edhe në gjykatë. Ngjarja për të cilën akuzohet Aziz Kelmendi ka ndodhur më 28 shkurt në një nga lokalet e natës në kryeqytet ku sipas Prokurorisë biznesmeni ka shkuar i shoqëruar me një vajzë tjetër në lokalin e natës ku ndodhej 21-vjeçarja për t’i dhënë një dhuratë. Teksa ka hapur xhamin e makinës për t’i dhënë dhuratën mes këngëtares dhe shoqërues së tij ka nisur një sherr dhe për këtë arsye biznesmeni për të evituar grindjen ka nisur të largohet me makinë. Por teksa ka lëvizur automjetin Elsina Hidërshaj, ka qenë e varur te dritarja e makinës dhe më pas ka rënë përtokë. Këngëtarja është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore plagët që kishte marrë në kokë nuk i kanë dhënë mundësi të jetojë. E.Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›