Rrezikohen donacionet

Kosova detyrimisht duhet të hyjë në programe financiare me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përndryshe rrezikon seriozisht t’i humbë 213 milionë euro donacione direkte për buxhet të premtuara nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore në konferencën e donatorëve dy vjet më parë. Po ashtu, të rrezikuara janë edhe mjetet e donatorëve të tjerë, që në total kapin shifrën 1.2 miliard euro.
Për t`i përfituar këto para, Qeveria e Kosovës duhet t’iu përmbahet rekomandimeve të Fondit për reforma në administratën publike dhe të përmirësoj politikat makroekonomike.
Megjithatë, ndërkombëtarët nuk janë të kënaqur me këto dy pika, edhe pse i kishin dhënë rekomandimet qysh nëntorin e vitit të kaluar në raportin e progresit. Kjo u dëshmua edhe në mbledhjen e Forumit të Nivelit të Lartë, ku drejtori operativ i Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, shumë direkt i rikujtoi Qeverisë së Kosovës së rrezikon t’i humb seriozisht donacionet e premtuara në Konferencën e donatorëve nëse nuk bënë marrëveshje me Fondin Monetar për reforma.
“Në raportin e fundit të progresit, ne i kemi dhënë rekomandimet tona se çfarë duhet të bëhet më tutje. Dihet se reformimi i administratës publike është element i rëndësishëm për përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian”, tha Bjornson.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i Ministrisë se Financave, Bedri Hamza, deklaroi për Express se reformat që kërkohen nga institucionet financiare janë proces i vazhdueshëm dhe se Qeveria është në biseda me FMN-në. Sidoqoftë nga zëvendësministri u kuptua së punët nuk janë edhe aq keq me Fondin.
“Bisedat me FMN-në janë në arritjen e një programi që është i përshtatshëm për Kosovën”, tha ai.
Gjithashtu duke u bazuar në projektet e Qeverisë për këtë vit, siç është autostrada dhe ndërtimi i Kosovës së Re, Hamza tha se prioritet i Qeverisë janë edhe investimet kapitale.
“Po ashtu, duhet ta ruajmë stabilitetin buxhetor”, u shpreh ai.
Megjithëkëtë, edhe më herët donatoret patën kërkuar që Fondi të ketë një vlerësim real për buxhetin, politikat financiare, Ligjit për huat publike dhe Ligjit për BQK-në, në të kundërtën do të humbej rata e parë e donacionit prej 50 milionë eurosh.
Por, për zëvendësministrin këto kritika të Fondit duhet kuptuar si normale, duke marrë parasysh natyrën konservative që i përmbahet ky institucion financiar.
“E dimë të gjithë se parashikimet e Fondit janë konservative, për të ruajtur stabilitetin buxhetor”, tha Hamza.
Edhe numri një i MEF-it, Ahmet Shala pati shpjeguar se janë në rrugë të drejtë dhe do të ketë reduktim natyral të stafit të administratës publike.
“Parashihet të mbetet numri i të punësuarve në nivelin aktual dhe të mos zëvendësohen pozitat e atyre që mbushin moshën e pensionit me persona të rinj”, pati thënë Shala.
Lumir Abdixhiku, ekspert i ekonomisë nga instituti “Riinvest”, thotë se paralajmërimet e tilla janë një leksion i mirë për politikën financiare të shtetit më të ri.
“Qeveria e Kosovës duhet të mendojë mirë për reformimin e politikave financiare dhe mbi të gjitha për kapacitetet administrative të projekteve financiare brenda saj”, tha ai.
Në kontekst të qëndrueshmërisë buxhetore, sipas Abdixhikut, Qeveria duhet të jetë e kujdesshme në dëgjimin e rekomandimeve të dala nga institucionet financiare ndërkombëtare, në të kundërtën Kosova mund të ballafaqohet me penalizime financiare dhe bllokim të resurseve.
Ndërkaq, rritja e shpenzimeve buxhetore për ngritje të pagave dhe investime kapitale, e kritikuar shpeshherë në raportet e FMN-së, është gjithnjë pikë konservative për Qeverinë e Kosovës.
Abdixhiu mendon se zgjedhjet ad-hoc të imponuara nga Qeveria, përgjigjet impulsive ndaj kërkesave protestuese, financimet joprofitabile në infrastrukturë publike dhe mbi të gjitha paaftësia e administratës publike, do t’i kushtojnë Kosovës mjaft në fushën e përfitimeve financiare.
“Një vend që planifikon shpenzimin e një euroje duhet patjetër të planifikojë edhe gjenerimin e asaj euroje”, theksoi Abdixhiku.
Sa u përket projekteve madhore, siç janë autostrada dhe Kosova e Re, thotë se e tërë energjia e Qeverisë është investuar në alokimin e mjeteve duke mos menduar fare për formën e financimit të këtyre projekteve.
“Normalisht që institucionet financiare nuk do të lejojnë një gjë të tillë”, tha ai.
Programet financiare të institucioneve financiare, siç është FMN-ja, parashohin reagimin e një vendi ndaj politikave financiare konform disa rregullave ndërkombëtarë. Këto rregulla synojnë të sigurojnë qëndrueshmërinë buxhetore, pra parandalojnë zhytjen e vendeve në kriza të thella ekonomike apo në zhytje të deficiteve.