Tuneli i Kalimashit, punimet drejt mbylljes
22/04/2010 Afati
Tuneli i Kalimashit do të jetë i kalueshëm në datën 15 maj për të vijuar punën normalisht. Lajmi u rikonfirmua dje nga kompania ndërtuese “Bechtel&Enka”, e cila në një deklaratë theksoi se tuneli është pothuajse gati, ndërsa punimet kryesore kanë përfunduar. Konsorciumi amerikano-turk njoftoi se ka përfunduar asfaltimi i aksit në gjatësi 5.6 kilometra brenda tunelit, ndërsa janë vendosur edhe pajisjet e sistemit kundër lagështirës dhe tubacionet e ujit. Ndërkohë mësohet se është ende i papërfunduar betonimi, që me shumë mundësi do të mbarojë si proces javën e ardhshme. Aktualisht mësohet se një kompani greke e kontraktuar nga “Bechtel-Enka”, ka arritur në Kalimash ku ka filluar lyerjen e tunelit. Lyerja e tunelit do të bëhet me një ngjyrë gri të çelët. Në kuadër të mbylljes së punimeve, kanë mbetur ende pa u betonuar rreth 150 metra, ndërkohë që avancimi përgjatë 24 orëve është rreth 20 metër dhe si pasojë pritet që javën e ardhshme betoni të jetë kryer plotësisht. Sipas të dhënave të kompanisë, lidhur me detajet e punimeve bëhet e ditur se betonimi përfundimtar sipas dizejnimit të rishikuar parashikon riforcim me 50-70 centimetra betonarme, në një gjatësi prej 1 kilometri. Për sa u përket punimeve në tubin jugor të tunelit të Kalimashit ato kanë përfunduar dy muaj më vonë se në tubin verior.
Afati
Fillimi i vjeshtës parashikohet të jetë afati i fundit i vendosur nga specialistët për hapjen e galerisë veriore në Kalimash. Ky tunel pësoi shembje masive gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, çka u solli mjaft probleme kompanisë “Bechtel-Enka”. Shkak për këtë situatë u bë shembja e një masivi të madh dheu e inertesh.