E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen linjat e fluturimeve

Rinasi

Drejt normalizimit situata në Aeroportin e Rinasit, ku prej ditësh trafiku ajror ishte i reduktuar për shkak të resë vullkanike islandeze që paralizoi qarkullimin në pjesën më të madhe të Europës. “Fluturimet drejt destinacionit të Londrës mbeten të anuluara deri në një njoftim të dytë”, njoftoi dje Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Pezullimi i fluturimeve për disa ditë në aeroportin kombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”, do të shoqërohet edhe me një kosto financiare. Pezullimi për të paktën 5 ditë i 60 deri në 70 për qind të fluturimeve ka sjellë edhe një dëm financiar për aeroportin, i cili ende nuk është përllogaritur. Burime zyrtare tregojnë se në Shqipëri dëmi është kryesisht te pezullimi i fluturimeve nga pasagjerët, sesa tek mallrat. Ndërsa në shumë aeroporte të Europës demet përllogariten në miliarda euro.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›