E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorandumi i OMONIA-s

 

1 - Shqipëria të njohë zyrtarisht si zonë të minoritetit grek Jugun e vendit: Sarandën, Gjirokastrën, Himarën, Delvinën, Korçën dhe 99 fshatra përreth tyre
2 – Të ndryshojë kuadri ligjor i Shqipërisë në një mënyrë të tillë, që të lejojë bashkimin e gjithë kësaj zone në jug të Shqipërisë në një periferi të organizuar administrativisht në bazën e një organi që merr drejtpërdrejt vendimet nga vetë qytetarët (autonomi për Vorio-Epirin)
3 - Të mos vazhdohet ushtrimi i politikës së centralizimit të pushtetit që drejtohet nga qeveria e Tiranës
4 - Të respektohet e drejta e pronësisë së tokave
5 - Gjuha greke të jetë gjuha e dytë zyrtare në Shqipëri dhe gjuha e parë zyrtare në zonën e minoritetit
6 - Të hapen shkolla e të botohen librat e duhur në gjuhën greke në çdo vend ku ka minoritarë
7 - Të mos shkelen të drejtat politike të vorio-epirotëve, sikundër ndodhi me 5 të arrestuarit në 1993 deri në zgjedhjet e fundit me ngjarjet në Himarë.

(s.g/GSH/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›