E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Tiranë Kësh.i i Ministrave të Komunitetit të Energjisë

Ndër temat më të rëndësishme do të jenë zbatimi i Traktatit të Energjisë, mundësia e ngritjes së një qendre rajonale për alokimin e tyre përmes ankandeve, siguria e furnizimit me energji të konsumatorëve, investimet në infrastrukturat energjetike. 

TIRANE- Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë mblidhet sot në Tiranë. Ndër temat më të rëndësishme do të jenë zbatimi i Traktatit të Energjisë dhe progresi i arritur nga vendet anëtare, kapacitetet transmetuese të energjisë dhe mundësia e ngritjes së një qendre rajonale për alokimin e tyre përmes ankandeve, siguria e furnizimit me energji të konsumatorëve, investimet në infrastrukturat energjetike, eficenca e energjisë, dimensioni social i Komunitetit të Energjisë, si dhe përfshirja e sektorit të naftës në axhendën e Traktatit të Energjisë. Nga BE-ja përfshihen: Austria, Bullgaria, Çekia, Franca, Greqia, Gjermania, Hungaria, Italia, Qiproja, Sllovakia dhe Mbretëria e Bashkuar.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›