E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memushi nder kandidaturat per stolin e Vllaznise

Shkarkimi i radhes per sa u perket trajnereve ka ardhur pikerisht ne javen e 17-te te Superiores. Barazimi 2-2 me Flamurtarin ne "Loro Borici", nuk eshte pertypur dot nga drejtuesit e Vllaznise, te cilet edhe pse ne prag te "Krishtlindjeve", nuk kane ngurruar te marrin nje vendim te prere: shkarkimin e trajnerit Roland Lui.
Motivacioni ishte "rezultate te dobeta". Lui kishte zene vendin e Hasan Likes, se shkarkuar pas javes se 5-te, po per te njejtin motivacion. Por pas 12 javesh jo te suksesshme, i erdhi radha edhe vete ish-futbollistit shkodran, i cili ne krye te stolit kuqeblu, nuk mundi te ndihmonte skuadren te dilte nga kriza, qe e ka zaptuar qe nga fillimi i sezonit. Menjehere pas largimit te Luit, kane filluar te perfliten disa emra per stolin e Vllaznise. Nje nder me te lakuarit eshte ai i Edi Martinit, ish-futbollistit dhe me pas ish-trajnerit te kombetares se minifutbollit, por edhe te Lait, te cilin e ngjiti ne Kategorine Superiore. Nderkohe qe nje emer i ri eshte ai i Eqerem Memushit, ish-trajnerit te Flamurtarit. Ne ambientet e klubit shkodran qarkullojne zera se ka pasur kontakte me ish-teknikun, qe fitoi Kupen dhe Superkupen me Flamurtarin, por qe deshtoi keq ne Europa League, pasi u mund 8-1 ne ndeshjen e kthimit ne Irlande ndaj Madheruellit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›