E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katania, syte nga Bogdani per sulmin

Emri i Erjon Bogdanit vazhdon te perflitet ne merkaton e futbollit italian. Pas Padovas, e cila e sheh shqiptarin si nje perforcim ideal, tashme per 32-vjearin ka shfaqur interes edhe Katania.
Sipas te perditshmes italiane, "Tuttosport", skuadra e drejtuar nga Sinisha Mihajlovi eshte ne kerkim te nje sulmuesi, per te zevendesuar japonezin Morimoto, te demtuar ne shpatull. Bogdani dhe Emanuele Kalaio jane dy lojtaret mbi te cilet Katania kembengul. Por, perve faktit qe kuqeziu nuk deshiron te transferohet ne nje skuader qe rrezikon seriozisht renien nga Seria A (sardet jane te fundit ne klasifikim), problematike eshte edhe rroga prej 500 mije euro e sulmuesit shqiptar. Se fundmi, menaxheri i Bogdanit, Sokol Haxhia kishte deklaruar se lojtari pelqehej nga ukrainasit e Shaktjor Donjeck. Kontrata e Bogdanit me Kievon skadon ne qershor dhe ende nuk eshte percaktuar nese ai do te rinovoje apo do te largohet drejt nje tjeter skuadre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›