Ajax, fitore rekord 14-1

Sulmuesi i Ajaxit, Luis Suarez shënoi gjashtë gola në shkatërrimin 14-1 kundër amatorëve WHC Wezep në rrethin e katërt të Kupës së Holandës të mërkurën.
Suarez, i cili i ndihmoi Uruguait të kualifikohet për Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut, shënoi dy herë në pjesën e parë dhe shtoi katër të tjerë në të dytën për shpërthimin e Ajaxit dhe kalimin në çerekfinale.
Rezultati ishte rekord në Kupën e Holandës për Ajaxin. Rezultati më i mirë i kaluar ishte fitorja 10-0 ndaj Rapiditas Weesp më 1961. NAC Breda mban rekordin e të gjitha kohërave më fitoren 18-1 ndaj Dongen në vitin 1950.
Suarez nuk do të jetë në gjendje të përsërisë heroizmin e tij, kur ekipi i Martin Jol takohet me NEC Nijmegen në çerekfinale, pasi mori kartonin e dytë të verdhë gjatë garës. Ylli uruguaian është aktualisht golashënuesi më i mirë në kampionatin holandez, me 18 gola nga 17 ndeshje.