E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më duhet vetëm edhe Kampionati botëror

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi shpreson të kompletojë kabinetin e titujve me triumf në Kampionatin botëror vitin e ardhshëm. Messi ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futboll – gjashtë tituj së bashku me çmimet e futbollistit më të mirë në botë nga FIFA dhe Topin e Artë.

Tani ai është i përqendruar në sukses ndërkombëtar me Kombëtaren e Argjentinës. “Krejt çka më duhet tani është Kampionati botëror”, tha Messi i cili siguroi tifozët e Argjentinës se është i përqendruar të përmirësojë formën e tij në shkallën ndërkombëtare.

“Shpresoj të përmirësoj paraqitjet e mia me Argjentinën. Jam duke punuar shumë. Kërkoj më shumë se çdo kush të jem më i miri”, shtoi ai. Messi po ashtu u mundua të qetësojë zemërimin e tifozëve të klubit argjentinas Estudiantes për mënyrën me të cilën e festoi golin e fitores në finalen e Kampionatit Botëror të Klubeve. “Nuk mund të kthehesha në Argjentinë me humbjen e ekipit tim. Nuk kam menduar të ofendoj askënd”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›