Shkumbini-Partizani, do fitojnë të kuqtë për herë të parë në Peqin?

Shkumbini dhe Partizani, dy ekipet që ndajnë vendet 2-3 të Kategorisë Superiore, me një avantazh +2 të golave për peqinasit, përbëjnë edhe superciftin e Javës së VI të Kategorisë Superiore.
Partizani me humbjen ndaj Tiranës prishi atë seri pozitive në pesë javët e para, ashtu si bëri dhe Shkumbini me humbjen ndaj Dinamos, ku tregoi shumë pak nga ekipi surprizë që kishte udhëhequr me meritë në katër javët e para.
Dy ekipet vinë në këtë përballje pas humbjeve me skuadrat kryeqytetase: Shkumbini humbi me Dinamon (2-1) në një ndeshje ku mund të kishte marrë dhe barazimin, pasi goli i fitores i shënuar nga dinamoviti Diop u realizua në minutën e 90-të, ndërkohë që Partizani humbi në shtëpi me Tiranën 2-0, në një ndeshje ku rezultati mund të ishte edhe më i thellë.
Shkumbini-Partizani, është një sfidë që do të luhet për të 15-n herë në fushën e Peqinit, kur midis dy ekipeve janë zhvilluar 28 takime, dhe ku Shkumbini është në avantazhin e një fitoreje më shumë: 12 fitoe Shkunbini-11 fitore Partizani (5 barazime). Peqinasit kanë dhe avantazhin e golave të shënuar 36-32.
Trajneri i Shkumbinit, Vasil Bici i beson sërish entuziazmit të lojtarëve të tij në ndeshjet e shtëpisë: 3 ndeshje, 3 fitore dhe sidomos rolit mbështetës të publikut, që krijon një gjendje inkurajuese psikologjike te lojtarët vendas.
Trajneri i Partizanit, Neptun Bajko, do të ketë në sfidën kundër peqinasve nga minuta e parë, si kapitenin Dorian Bylykbashi ashtu dhe mesfushorin me tipare sulmuese Gjergj Muzaka, ndërkohë që i sakfrifikuari i pjesës së parë pritet të jetë sulmuesi brazilian Agripinio Zhunior. Partizani do të synojë të përmbushë një mision të vështirë, atë të marrjes së tri pikëve të para në Peqin dhe fitoren e dytë në transfertë në gjashtë javë.
Për të kuqtë, Shkumbini konsiderohet si "macja e zezë", pasi kanë humbur gjithmonë në fushën e vështirë të Peqinit, madje në ballafaqimin e fundit të sezonit të kaluar, humbja 2-0 e Partizanit kaloi jo pak probleme për të kuqtë, ku një pjesë të madhe të fajit e pati dhe gjyqtari Bardhyl Pashaj, i akuzuar nga Partizani për manipulim të rezultatit të ndeshjes. Tre lojtarë të Partizanit u ndëshkuan me karton ty kuq, teksa Federata morri masa të ashpra për mesfushorin Paulin Dhëmbi dhe lojtarët e tjerë Sasa Delain dhe Igli Allmuca.
Partizani në 9 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Peqin, ka mundur të marrë vetëm dy pikë nga 27 që ka patur në dispozicion, duke pësuar 7 humbje dhe marrë vetëm një barazim në sezonin 2002-2003 (1-1). Në ndeshjet e tjera ka pësuar humbje me rezultate të thella si 2-0, 3-0 (2 herë), 2-1 (dy herë).
SKEDA
Shkumbini-PARTIZANI
Java e 6-të e Kategorisë Superiore
14 tetor 2006, Fusha sportive e Peqinit, ora 14:00
Gjyqtarë: Aranit Lulaj. Ndihmës: S.Avdo, I. Shima
NDESHJET SHKUMBINI-PARTIZANI NGA SEZONI 1999/2000 NË PEQIN
Sezoni 2005/2006
Shkumbini-Partizani 2-1
Shkumbini-Partizani 2-0
Sezoni 2004/2005
Shkumbini-Partizani 1-0
Shkumbini-Partizani 4-3
Sezoni 2003/2004
Shkumbini-Partizani 0-0
Shkumbini-Partizani 3-0
Sezoni 2002/2003
Shkumbini-Partizani 1-1
Sezoni 2001/2002
Shkumbini-Partizani 2-1
Sezoni 1999/2000
Shkumbini-Partizani 3-0
Ndeshje në total: 9; 7 fitore Shkumbini, 2 barazime, 0 fitore Partizani. Golat: 16-6.
NDESHJET SHKUMBINI-PARTIZANI NGA SEZONI 1999/2000 NË total
Sezoni 2005/2006
Partizani-Shkumbini 1-0
Shkumbini-Partizani 2-1
Partizani-Shkumbini 3-0
Shkumbini-Partizani 2-0
Sezoni 2004/2005
Partizani-Shkumbini 1-1
Shkumbini-Partizani 1-0
Partizani-Shkumbini 2-0
Shkumbini-Partizani 4-3
Sezoni 2003/2004
Shkumbini-Partizani 0-0
Partizani-Shkumbini 1-0
Shkumbini-Partizani 3-0
Partizani-Shkumbini 4-2
Sezoni 2002/2003
Partizani-Shkumbini 0-2
Shkumbini-Partizani 1-1
Sezoni 2001/2002
Partizani-Shkumbini 5-2
Shkumbini-Partizani 2-1
Sezoni 1999/2000
Partizani-Shkumbini 1-1
SHkumbini-Partizani 3-0
Ndeshje në total: 18; 8 fitore Shkumbini, 4 barazime, 6 fitore Partizani. Golat: 27-23.