Men of the year, Eastwood kryeson listën
Aktori Klint Eastwood kryeson listën “Men of the year”, meshkujt e vitit, vlerësim i bërë nga revista GQ. Eastwood i bashkangjitet kështu presidentit Barak Obama, që u cilësua lideri i vitit, Tom Brady, rikthim i vitit Bredli Kuper dhe Ed Helms, humoristët e vitit etj. Në një intervistë dhënë për këtë revistë aktori foli jo vetëm për artin, por edhe për politikën, dashurinë për fenë, dietat dhe gratë, e mbi të gjitha u shpreh mjaft i kënaqur për këtë vlerësim.
Filmi më i fundit i Eastwood titullohet “Inviktus”, që tregon historinë e vërtetë të Nelson Mandelës. Pikërisht kryesimi i tij në listën e personaliteteve të vitit, i dedikohet roleve të tij të mëdha, përfshi këtu “Gran Torino”, filmin që bëri pushtoi kinematë rreth 1 vit më parë.