E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau per nje cift pellumbash gjykata e Korces e le ne burg

/ /

KORE - Gjykata e Korces vendosi dje masen e sigurise burg pa afat per autorin e vrasjes se ndodhur ne fshatin Sovjan. Ne dosjen hetimore rezulton se 35-vjecari Petraq Burnazi humbi jeten pas nje grindjeje te momentit per nje cift pellumbash. Viktima e kesaj ngjarjeje eshte qelluar jo vetem me arme automatike kallashnikov por edhe me sepate. Autori i krimit Arben Dautllari i cili akuzohet per vrasje me dashje e ka masakruar viktimen ne gjendje te dehur. 41-vjecari vrau me arme zjarri mikun e tij nga fshati Zvirine por plagosi me sepate e arme edhe nipin e tij Marsel Dautllari. Ne seancen gjyqesore per vleresimin e mases se sigurise nga ana e organit te akuzes u sollen prova te reja per krimin. Nga akti i ekspertizes eshte provuar se viktima ka pasur nje plage ne koke te shkaktuar me nje sepate qe eshte gjetur ne vendin e ngjarjes. Me kete mjet autori i krimit ka qelluar jo vetem 35-vjecarin nga fshati Zvirine Petraq Burnazi por edhe nipin e tij Marsel Dautllari ndersa ata kishin shkuar ne shtepi pas konsumit te pijes dhe grindjes ne nje lokal beri te ditur prokuroria teksa kerkoi qe i arrestuari te lihej ne burg. Debati mes viktimes dhe autorit te vrasjes zuri fill ne fshatin Sovjan ku ishte i pranishem edhe 25-vjecari Marsel Dautllari nipi i autorit qe kreu vrasjen. Pas kesaj grindjeje per pellumbat viktima eshte kthyer ne fshatin Sovjan se bashku me nipin e autorit te krimit. Por ne oborrin e shtepise ata jane pritur me arme kallashnikov dhe sepate nga Dautllari. Ky i fundit rrezikon 20 vjet burg per akuzen e vrasjes me dashje. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›