Menaxheret e spitaleve me pervoje angleze
Menaxheret, te cilet do te drejtojne spitalet e vendit, do te kene nje pervoje angleze, kjo fale marreveshjes qe ka firmosur ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ne kete vend. Gjate nje vizite ne Britanine e Madhe, ka zhvilluar nje takim me ministren e Shendetesise, znj Daun Primarolo, gjate te cilit ka marre mbeshtetjen per ecurine e reformave ne modernizimin e sistemit shendetesor shqiptar. Ne kete takim, ministri Ndoka ka informuar per reformat e ndermarra ne sistemin shendetesor shqiptar, ne kuader te kalimit nga modeli i vjeter ne nje model te ri organizimi e financimi, te krahasueshem me vendet e zhvilluara evropiane. Sipas njoftimit te zyres se shtypit, eshte rene dakord per ekspertize dhe bashkepunim ne fushen e monitorimit dhe te vleresimit te ofrimit te sherbimit shendetesor nga vete qendrat shendetesore. Po keshtu, kjo marreveshje parashikon edhe menyra te reja te mbledhjes perpunimit dhe venies ne dispozicion te qendrave shendetesore si dhe ne mbikeqyrjen e brendshme. Nga ana e saj, znj. Primarolo ka ofruar mbeshtetje politike dhe teknike te ministrise qe ajo drejton dhe te qeverise britanike per sistemin shendetesor shqiptar.